Ndihmo në realizimin e edicionit të 16-të të Anibar: Bashkohu me ekipin kordinues
Jemi në kërkim të entuziastëve që të na bashkohen!
Pejë, Kosovë 14-20 Korrik, 2025
Përgatitjet e Festivalit të Animacionit Anibar për edicionin e tij të 16-të kanë filluar dhe ne po e hapim thirrjen për mbështetjen tuaj për të ndihmuar një festival tjetër të japë fryt.
Ne u bëjmë thirrje atyre që duan të përfshihen më shumë si nga Kosova ashtu edhe nga vendet fqinje. Pavarësisht nëse keni qenë pjesë e Anibar më parë ose kjo është hera juaj e parë, nëse jeni kurioz me dite se cka ndodh në prapaskenë dhe dëshironi të mbështesni një mjedis krijues, mikpritës, pak kaotik dhe padyshim shpërblyes, do të donim qe ju t’ju bashkoheni ekipit organizues.
Jemi në kërkim të entuziastëve që të bashkohen me ne në departamentet e mëposhtme:
Departamenti i Programit
- Koordinimi i jurisë
- Projeksionist(ët)
- Përkthyes filmash dhe titues
- Koordinimi i ngjarjeve
Departamenti i Komunikimit
- Koordinimi i marketingut
- Koordinimi i rrjeteve sociale
- Fotograf(ët)
- Videograf(ët)
- Redaktori(ët) e videove
- Shkrimtarë të përmbajtjes shqiptare
- Përkthyes(t) teksti
- Koordinimi i Marrëdhënieve me Publikun
- Dizajner grafik
Departameni i Edukimit
- Koordinimi i programeve të edukimit
Departamenti i Organizimit Teknik
- Koordinimi i hapësirave
- Koordinimi i logjistikës
Departamenti i Mikpritjes
- Bashkë-koordinimi i departamentit të mikpritjes
- Koordinimi i qendrave informative
Departament i Burimeve Njerëzore
- Bashkë-kordinimi i burimeve njerëzore
Procesi i aplikimit
Kliko në këtë dokument për t’a shikuar çdo pozitë dhe përgjegjësite e pozitës dhe shiko cili rol të përshtatet ty.
Për të aplikuar dërgo një email tek [email protected] ku përfshihet:
- Pozita me të cilën je duke aplikuar
- CV-në
- Një letër të shkurtë motivimit
Afati i fundit për aplikim: 31 Maj 23:59
Nëse dëshiron të jesh pjesë e një ekipi që realizon edicionin e 16-të të Anibar, ne presim të dëgjojmë nga ju. Në rast ndihme ose udhëzimi mos hezitoni të na dërgoni email.