WTF jon kto ndeja t’Anibar-it?!
Kur mbarojnë filmat, fillojmë me kcy.
Çdo natë e festivalit përfundon me nga një nejë (after party), ku pas krejtë atyne filmave, muzika merr fokus. Për shtatë netë rresht, artistë nga Kosova, rajoni dhe Evropa vijnë në Pejë për të sjellë zhanre të ndryshme nga hip hop te techno, nga eksperimentale te meloditë tradicionale të përpunuara. Kush jon?
Natën e parë me 14 korrik
-
Elsa Mala– artiste e pavarur nga Peja, muzika e së cilës tregon histori shumë personale, duke përzier emocionin dhe melodinë për të krijuar një lidhje të thellë me audiencën e saj. Performancat e saj janë intime dhe të ndjera, duke ftuar dëgjuesit në një udhëtim frymëzimi dhe reflekti
-
Besa M – Një nga figurat kryesore të muzikës elektronike shqiptare, me përvojë mbi 20-vjeçare në skenë.
Nata e dytë: 15 korrik
-
Lluni – reper nga Prishtina, Kosova, i cili ka krijuar një emër për veten në komunitetin e muzikës Hip Hop. Ai ka ndërtuar një bazë të madhe fansash dhe ka fituar njohje për muzikën e tij në shkallë globale falë qasjes së tij të veçantë.
-
Gemza – është aktive në skenën e muzikës elektronike që nga viti 2018, duke magjepsur audiencat me setet e saj të old-school House dhe Techno. Është themeluese e “Babetronixx”, një platformë e cila ka për qëllim promovimin e grave në muzikën elektronike.
Nata e tretë: 16 korrik
-
BB Poqi – Një nga zërat më të njohur të rock-ut kosovar që prej viteve ‘80.
-
Altin Boshnjaku – DJ nga Gjakova, me stil të balancuar midis techno-s, minimal-it dhe house-it.
Nata e katërt: 17 korrik
-
Jaakko Eino Kalevi – Artist finlandez me një karrierë të gjatë që përfshin pop, jazz, elektro e më shumë.
-
Uran B. – DJ dhe producent nga Kosova, pjesë themeluese e “Hapësira” dhe skenës lokale underground.
Nata e pestë: 18 korrik
-
Elinel – Një nga reperët më të njohur në Kosovë, me tekst personal dhe stil që lidhet me realitetin.
-
Ece Özel – DJ nga Stambolli me sete të papritura dhe energji që ndryshon prej punk-ut në techno.
Nata e gjashtë: 19 korrik
-
Peter Makto – DJ nga Hungaria me fokus në deep house dhe melodic techno.
-
Motel Sazani është producent dhe DJ nga Shqipëria, me një stil që përzien indie, electronica, synth punk dhe new wave.
Nata e fundit/shtatë: 20 korrik
-
Ethnically Plugged – Grup që përpunon muzikën tradicionale shqiptare në një format bashkëkohor jazz/fusion.
-
Lab Sadiku (Lab.S) – DJ nga Prishtina, me një stil të pastër elektronik dhe ritëm të ndërtuar me kujdes.
📍Nejat mbahen çdo natë pas përfundimit të programit zyrtar të festivalit.
📍Biletat mund ti gjeni në Rave Travel ose tek hyrja.
Shihemi në festival!
14-20 Korrik