Programi filmik i Anibar 16!
Si një festival i animacionit, gjithmonë e kemi vendosur këtë medium në qendër si një formë arti që flet për ne, për botën, dhe për kohën në të cilën jetojmë. Programi i këtij viti përmbledh kategori të ndryshme që pasqyrojnë zërat, format dhe eksperimentet më të gjalla të animacionit bashkëkohor.
Kategoritë Garuese
Prej filmave ndërkombëtarë e deri te ata nga Ballkani, nga studentët te zërat që flasin për të
drejtat e njeriut, këto kategori përmbledhin shumëçka nga ajo që po ndodh sot. Janë kategori që
matin guximin, formën, ndjenjën edhe lënë gjurmë.
Gara Ndërkombëtare
19 filma nga vende të ndryshme, secili me një këndvështrim unik, një histori që nuk ka nevojë
për përkthim. Ngjyra, lëvizje dhe ndjenjë që e kapërcejnë gjuhën.
Gara Studentore
27 filma nga studentë që nuk kanë frikë me eksperimentu, me i prish format, me kërku diçka të
re. Ide që ndoshta sapo kanë lindur, por vijnë me shumë fuqi dhe vërtetësi.
Gara Ballkanike
Nga zemra e rajonit tonë—7 filma që janë herë të ashpër, herë të butë, por gjithmonë të vërtetë.
Kjo kategori është një dritare për të parë Ballkanin ashtu siç është e siç e ndjejmë: me tension,
humor, shpirt.
Gara e Video Animacioneve Muzikore
10 video-animacione muzikore që e bëjnë zërin të shndërrohet në pamje. Krijime ku muzik
është është bashkë-krijues.
Gara e Audiencës së Re
31 filma filma për ata që e përjetojnë gjithçka për herë të parë ose për ata që s’e kanë harruar
se si është me u habitë.
Gara për të Drejtat e Njeriut
7 filma që zgjojnë ndërgjegjen, flasin për drejtësi, barazi dhe dinjitet njerëzor me tema që janë
gjithnjë të rëndësishme dhe të nevojshme.
Kategoritë Jo-garuese
Kategoritë jo-garuese i japin hapësirë eksplorimit, eksperimentit, porosisë së krijuar me dashuri,
dhe dokumentimit. Këtu, animacioni lëviz jashtë kornizave garuese, por jo jashtë vëmendjes.
Janë kategori që na kujtojnë pse animacioni është kaq i gjallë, i larmishëm e i lirë.
Kategoria Eksperimentale
13 filma që thyejnë rregullat për t’i gjetur format e tyre, jo duke e ndjek një vijë po duke e kriju
vetë. Një hapësirë për ata që e shtyjnë artin përpara, pa frikë dhe pa rregulla.
Kategoria e Dokumentarëve të Animuar
Kjo kategori sjell 5 filma, secili i ndërtuar me ndjeshmëri, kujdes, edhe pak guxim për me tregu
të vërteta që s’janë gjithmonë të lehta.Animacioni ndihmon me e shprehë atë që kamera shpesh
nuk mundet: kujtime të turbullta, emocione që s’kanë formë, e ndjenja që nuk rrijnë drejt në
kornizë.
Kategoria e Punëve të Kontraktuara
Kjo kategori përmbledh 24 krijime të realizuara me një qëllim të qartë — reklama, trailera
bashkë me projekte të tjera komerciale edhe me na tregu që arti arrin të shfaqet në mënyra të
reja që shpesh na tejkalojnë pritshmëritë.
Programi i këtij viti është përzgjedhur me shumë kujdes nga Vita, Petriti dhe Panoti, që kujdesen
për përmbajtjen kuratoriale të festivalit dhe që çdo vit krijojnë një rrugëtim filmik të veçantë për
publikun.
Përmes këtyre kategorive, po ndajmë me ju jo vetëm një program filmik por mënyrën si e
kuptojmë, jetojmë dhe mendojmë animacionin sot. Na vjen mirë me ju ftu me i pa këto filma
bashkë me ne dhe me i përjetu siç vijnë: herë të qeta, herë të zhurmshme, por gjithmonë të
ndershme.
Shihemi në festival!
14-20 Korrik
Kliko këtu për ta parë programin e plotë të kategorive dhe filmat që janë pjesë e tyre.