1 vit më parë

Festivali i Animacionit Anibar po afrohet, siguro vendin tënd për të qenë këtu!

Akreditimi për Festivalin e Animacionit Anibar

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar po afrohet dhe jemi shumë të lumtur t’ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni gjatë ditëve të festivalit për të shijuar së bashku një program të mrekullueshëm. Këtë vit, festojmë edicionin e 15-të të festivalit me temën fuqizuese “Shembje Patriarkatit” dhe duam që edhe ju të bëheni pjesë e saj!

Ekipi ynë i përkushtuar ka punuar pa u lodhur për të ruajtur esencën jetësore të festivalit. Ju ftojmë ngrohtësisht të gjithëve të na bashkoheni në qytetin e mrekullueshëm të Pejës për këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Siguroni vendin tuaj dhe përjetoni Anibarin me ne!

Kemi pafund surpriza dhe mezi presim t’i ndajmë të gjitha me ju dhe të dokumentojmë këtë përvojë të mrekullueshme! Përveç aktiviteteve të shumta, Anibar ofron akomodim për gazetarët që do të marrin pjesë në festival. Për të përfituar nga kjo mundësi, sigurohuni që të aplikoni për akreditimin tuaj.

Akreditimi për Festivalin e Animacionit Anibar 2024 ju ofron:

  • Qasje në të gjitha aktivitetet që zhvillohen gjatë festivalit
  • Akomodim në Pejë për qasje më të lehtë në festival

Si të aplikoni për akomodim:

Në mënyrë që gazetarët të sigurojnë akomodim dhe qasje të lehtë në festival, ju lutemi dërgoni informacionin e nevojshëm të listuar më poshtë në [email protected]

  • Emri i kompanisë së medias
  • Emri dhe mbiemri i gazetarit dhe kameramanit/fotografit
  • Data kur ekipi juaj do të qëndrojë në festival (e nevojshme për të organizuar akomodimin)

Nëse keni pyetje shtesë në lidhje me procesin e akomodimit, ju lutem kontaktoni  anëtarin e departamentit të komunikimit, Olti Topalli duke përdorur këtë numër telefoni: +38349821656

Festivali do të mbahet nga data 15 deri më 21 korrik në Pejë, Kosovë. 

Thirrja do të mbetet e hapur deri më 10 korrik 2024.

 Anibar ju pret me padurim! 

Me dashuri dhe mbështetje nga Ekipi i Medias së Anibar

 

Related