1 vit më parë

Festivali Anibar publikon Programin Filmik për edicionin e 15të!

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar më në fund po bën publike përzgjedhjen zyrtare të filmave për edicionin e 15-të.

Pritja ka mbaruar! Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar më në fund po bën publike përzgjedhjen zyrtare të filmave për edicionin e 15-të.

Nga një numër prej 1532 filmash nga 77 vende të botës, ekipi i programit ka arritur të përzgjedhë gjithsej 134 filma të animuar, të ndarë në 9 kategori, 6 prej të cilave janë garues.

Ekipi i programit u përbë nga drejtori artistik i festivalit, Petrit Gora i cili ka përzgjedhur filmat për Garën Ndërkombëtare, Studentore, Ballkanike, Video-Animacioneve Muzikore dhe Panoramës jashtë Garës, Vita Kasapolli e cila ka qenë përgjegjëse për përzgjedhjen e filmave në Garën e Audiencës së Re dhe të Filmave për të Drejtat e Njeriut, dhe Panot Mahmutaj. i cili ka ardhur sërish me Programin e kuruar Eksperimental. Ky sigurisht ka qenë një udhëtim argëtues!

Vazhdojmë të mahnitemi nga filmat që pranojmë në çdo edicion, gjë që e bën punën tonë një proces të vështirë për të bashkuar të gjitha narrativat, zhanret dhe stilet. Megjithatë mendojmë se i kemi mbuluar të gjitha dhe shpresojmë që ta shijoni këtë përzgjedhje filmash!

Mezi presim të ju shohim në katër kinematë tona gjatë ditëve të festivalit!

Prej 15 deri me 21 korrik, po takohemi në Pejë, Kosovë për të ndihmuar në ndërtimin e  një sistemi të përshtatshëm përmes vetëdijësimit dhe gjithëpërfshirjes.

Related