5 muaj më parë

EcoNest në Anibar 16: Një fole për krijimtarinë dhe qëndrueshmërinë

Nga 15 deri më 20 korrik, Parku i Qytetit i Pejës do të shndërrohet në një fole krijuese dhe të gjelbër falë The Eco-Nest, një hapësirë e dedikuar që lidhet me qëllimin e Anibar për ta bërë ndërgjegjësimin mjedisor pjesë të përditshmërisë kulturore.

Eco-Nest është një zonë interaktive ku artistë, artizanë, organizata dhe biznese të vogla do të prezantojnë punët e tyre të qëndrueshme përmes punëtorive, ekspozitave dhe aktiviteteve “hands-on”. Në vend të formateve tradicionale, Eco-Nest ofron një përvojë të gjallë dhe të hapur për të gjitha moshat.

Nga skulptura të krijuara me materiale të ricikluara të festivalit, deri te teknika si boja natyrale, punimet me argjilë apo ngjyrosja e pëlhurave – çdo aktivitet fton publikun të marrë pjesë dhe të mësojë përmes veprimit.

Pjesëmarrësit do të pajisen me stendë dhe infrastrukturë bazike. Inkurajojmë veçanërisht aktivitete që përfshijnë ndërveprim direkt me publikun.

Oraret: çdo ditë nga ora 17:00 deri në 22:00
Vendndodhja: Parku i Karagaçit, Pejë
Apliko këtu 

🤝 The Eco-Nest realizohet në partneritet me BPB dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian në Kosovë. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e Anibar dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e BE-së.

Related