A keni dashur ndonjëherë të krijoni revistën ose publikimin tuaj të shtypur? Bashkohuni me ne në një punëtori intensive treditore të udhëhequr nga Meara Withe, ku pjesëmarrësit do të eksplorojnë të gjithë procesin e krijimit të një reviste – nga gazetaria dhe krijimi i përmbajtjes, deri te dizajni editorial, përgatitja për shtyp dhe vetë-publikimi.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit do të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e Revistës Anibar – Numri 02, duke mësuar si të gjenerojnë ide për artikuj, të realizojnë intervista, të shkruajnë recensione, të kurojnë përmbajtje, të dizajnojnë faqe dhe të përgatisin materiale për shtyp. Punëtoria kombinon ushtrime praktike, punë bashkëpunuese dhe njohuri profesionale mbi botën e publikimeve të pavarura.
Sesionet do të mbahen çdo ditë nga ora 10:00 deri në 13:00, ndërsa pjesëmarrësit do të inkurajohen të angazhohen edhe në aktivitete gazetareske dhe editoriale gjatë festivalit.
Temat kryesore të punëtorisë:
Datat e punëtorisë: 14– 16 korrik, 2026
Lokacioni: Pejë, Kosovë
Plotësoni formën e aplikimit deri më 3 korrik 2026!
Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga Anibar.
Ky aktivitet financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Anibar dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Meara Withe është animatore eksperimentale e pavarur, drejtoreshë kreative, edukatore dhe bashkëthemeluese e një agjencie dizajni me bazë në Londër, e specializuar në dizajn editorial dhe publikime të pavarura. Publikimet e saj janë shpërndarë ndërkombëtarisht dhe gjenden në disa prej pikave më të njohura të revistave të pavarura.

Saturday