4 minuta e 24 sekonda
Hong Kong
2025
Squint Your Eyes to Get a Better Picture (shq. Picëro sytë për pamje me të mirë) është një animacion i vizatuar me dorë në qymyr, që vëzhgon zhvendosjen e vëmendjes dhe ndërprerjet në perceptim gjatë lëvizjeve të përditshme. Qoftë gjatë rrugës për në shtëpi apo për të takuar një mik, fokusi ynë ndryshon vazhdimisht — nga ekrani i telefonit te kalimtarët, nga një bisedë e zakonshme te dritat e rrugës dhe trafiku që afrohet.
Këto ndalesa dhe kalime të parregullta pasqyrojnë ritmin e jetës bashkëkohore, i cili duket natyror, por është i mbushur me fragmentim. Veprimet ndërpriten dhe më pas rifillojnë, ndërsa ndjesitë fizike zgjohen përmes kontaktit të lëkurës me botën përreth.
Regjisor: Jonathan Kan
Wednesday