Era M është një DJ që sjell energji të freskët në skenën elektronike, duke ndërtuar sete që lëvizin mes groove-ve të thella, ritmeve dinamike dhe atmosferave që mbajnë publikun në lëvizje. Me një qasje intuitive ndaj selektimit muzikor dhe një ndjeshmëri për energjinë e dancefloor-it, performancat e saj krijojnë një përvojë që ndërthur eksplorimin muzikor me momentet e paharrueshme të festës.
Florent V është një nga emrat më të njohur të skenës elektronike në Kosovë. Aktiv si DJ që nga viti 2009, ai ka performuar në festivale dhe klube të shumta në Kosovë dhe rajon, duke përfshirë Anibar, Ngom Fest, RrotFest dhe First Wave në Tiranë. Krahas performancave të tij, ai është bashkëthemelues i label-it Bedroom Sounds, një platformë e dedikuar promovimit të artistëve të rinj të muzikës elektronike. Me një shije të gjerë muzikore dhe një qasje që lëviz mes progressive, house dhe tingujve elektronikë bashkëkohorë, Florent V njihet për setet energjike që krijojnë lidhje të menjëhershme me publikun.
Thursday