Orari

Anibar Parties 1

Event Imgage

Anibar-i është veç te dera, e bashkë me të, vijnë edhe 7 ndeja (After Parties) që do ta përmbyllin çdo ditë të festivalit me kërcim, muzikë të mirë dhe energji pozitive. Do të jemi bashkë, çdo natë, për të festuar animacionin, artin dhe njëri/a-tjetrin/ën.

Elsa Mala

Elsa Mala është artiste e pavarur, muzika e së cilës tregon histori shumë personale, duke përzier emocionin dhe melodinë për të krijuar një lidhje të thellë me audiencën e saj. Performancat e saj janë intime dhe të ndjera, duke ftuar dëgjuesit në një udhëtim frymëzimi dhe reflektimi.

Besa Mati

Besa M është një nga pionieret.

Për më shumë se njëzet vjet, ajo ka kaluar pa mundim nga drum and bass në house dhe techno, duke fituar rezidencën në Episode dhe besimin e vazhdueshëm të festivaleve Unum, Kala dhe Ion. Po ashtu, edhe të tonin!

Një promovuese e palëkundur e skenave tona të muzikës elektronike që nga krijimi i tyre, ajo vazhdon të mbetet një udhërrëfyes i lidhshmërisë dhe ndërvarësisë muzikore.

Ne mezi po presim ta dëgjojmë këtë herë!

14

Monday