Prezantimi

Jürgen Hagler

Event Imgage

Jürgen Hagler është një veteran i fushës së Animacionit. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Artit dhe Dizajnit në Austri, kurse tani është një hulumtues, profesor i animacionit, organizues dhe drejtor i festivalit. Ai do të jep një prezantim mbi mundësitë që gjenden brenda fushës së Animacionit, më 24 korrik në ora 12:00.

Event Imgage

Pas studimeve në art, dizajn vizual eksperimental dhe kulturë, Jürgen zgjodhi të fokusohej në animacion. Në 2009, ai u bë kurator në Festivalin e Animacionit Ars Electronica.

Gjatë punës si kurator, ai filloi dhe studimet e doktoratës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Austri, ku dhe themeloi simpoziumin e tij vjetor, një projekt të titulluar “Expanded Animation”. Ndonëse ishte mjaftueshëm i ngarkuar, Jürgen u bë dhe kryetari i një grupi hulumtues të quajtur “Playful Interactive Environments”. Si rezultat i produktivitetit të tij të vazhdueshëm dhe shpirtit inovativ, si kurator dhe organizator brenda institutit, ai u emërtua drejtor i Festivalit të Animacionit Ars Electronica.

Nuk duhet të anashkalohet fakti që, përgjatë këtyre viteve pune intensive dhe të gjithanshme në fushën e Animacionit, Jürgen ka krijuar ekspertizë të jashtëzakonshme organizative dhe artistike. Dëshmi për aftësitë e Jürgen si një lider i mahnitshëm, janë dhe përgjegjësitë e tij në projekte të ndryshme dhe sukseset e tyre të vazhdueshme. Ai kurrë nuk u bë monoton, kurrë nuk u kënaq me vetëm një sukses dhe kurrë nuk u mbingarkua nga pesha e rëndësisë dhe vlerave që mbartë në vete.

Të gjithë mund të pajtohemi për një gjë, që Jürgen është një individ i veçantë. Kështu, duke u kthyer në normalitet, në nevojën për lidhje të afërta njerëzore dhe dëshirën për rritje personale, çfarë mund të kërkojmë më shumë se të mësojmë nga dikush si Jürgen?

Kështu që, nëse jeni një artist, mësues, regjisor, apo po thjesht dëshironi të mësoni se si t’i menaxhoni situatat stresuese: prezantimi i Jürgen do ofrojë informata dhe inspirim për këdo që e kërkon.

24

Saturday