Si ndikon pandemia në përvojën tuaj në Festivalin e Animacionit Anibar?
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për shpërthimin e vazhdueshëm të coronavirusit(COVID19), prej të cilit u shpall pandemi një vit më parë nga Organizata Botërore e Shëndetit. Megjithëse situata vazhdon të evoluojë me shpejtësi një gjë është e sigurt, Anibar mbetet plotësisht i përkushtuar që aktivitetet tona të zhvillohen në mënyrë të sigurt, të zellshme dhe të arsyeshme nën rrethanat aktuale. Ne duam t'ju informojmë se cilat masa do aplikohen për t'u siguruar që të jeni pjesë e festivalit të lumtur dhe të sigurt!
Për sigurinë e stafit tonë, vizitorëve dhe adhuruesve nga i gjithë vendi e më gjerë, por gjithashtu që të shijojmë festivalin në formatin e tij të vërtetë natyral dhe pa filtra, këtë vit ne jemi shumë krenarë të ju njoftojmë se jemi duke ofruar një version të përzier të festivalit. Ju mund t’i shikoni filmat tanë në internet dhe në festivalin tonë drejtpërdrejt në Pejë.
Do të sigurohemi që të gjitha aktivitetet fizike që do të zhvillohen në Pejë gjatë festivalit do të jenë në përputhje të plotë me kufizimet Anti-Covid të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kjo do të thotë që ne u kërkojmë vizitorëve të mbajnë distancën e duhur, të vendosin maska dhe të pastrojnë duart rregullisht. Masat aktuale të qeverisë mund ti gjeni këtu. Përveç këtyre masave, festivali do të jetë ne formatin e tij të zakonshëm.
Nëse nuk deshironi të jeni në mes të njerëzve, jeni të mirëpritur të merrni pjesë në festivalin tonë online përmes faqes sonë të internetit! Këtu mund t’i shikoni të gjithë filmat tanë.