4 vjet më parë

Aktivitetet edukative në edicionin e 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar Anibar

Edicioni i 12-të është edicion që ka për qëllim edhe edukimin e pjesëmarrësve mbi atë që ofron bota e animacionit

Edicioni i këtij viti i Festivalit të Filmit Të Animuar Anibar pritet të fillojë nga data 23 deri më 30 Korrik. Stafi i festivalit i ka marrë të gjithë hapat e duhur në mënyrë që ky edicion të edhe një herë mesazhin e synuar. Edicioni i 12-të është edicion që ka për qëllim edhe edukimin e pjesëmarrësve mbi atë që ofron bota e animacionit. Por, mbi të gjitha, edicioni i 12-të përbën lirinë e fundme të rrëfimit të historive dhe përvojave tona.

Përveç faktit që edicioni i radhës i joni do të shfaqë më shumë se 300 filma të animuar, në te (ashtu sikurse në edicionet e kaluara) do të ofrojmë punëtori mjaft interesante. Punëtoritë e Anibar që nga ditët e para kur janë ideuar e kanë pasur vetëm një qëllim: thellimin e mëtutjeshëm ndaj temave, ideve e koncepteve të ndryshme që synojnë ta kapërthejnë botën e gjërë të animacionit.

Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë gjëra të reja nga profesionist të fushës së animacionit, ndërsa realizimi i punëtorive në ambiente të lezetshme i bën edhe më të fuqishme tregimet që do të mbartin ato.

Ky edicion përmban katër punëtori që do të realizohen gjatë gjithë ditëve të festivalit. Ato janë:

Titulli: Confessions of Isolation
Tutorët: Lend Mustafa, Ujeza Ademin, dhe Pablo Guarneros
Data: 26-30 korrik
Lokacioni: Pejë, Kosovë
Grupmosha: +16

Izolimi shfaqet në mënyra të ndryshme! Kjo punëtori do t’i mundësoj të gjithë pjesëmarrësve një hapësirë ku secili do të ketë mundësi të tregojë rrëfime e përvoja të ndryshme me të cilat janë përballur ata nga izolimi që e ka shkaktuar pandemia ose ai me viza.

Kjo punëtori do të nis nga 26 korriku dhe do të zgjasë deri më 30 Korrik, në qytetin e Pejës, si dhe do të udhëhiqet nga tutorët: Lend Mustafa, Ujeza Ademi dhe Pablo Guarneros.

Gjithmonë duke u siguruar që të gjithë vizitorët e festivalit do të kenë një përvojë të paharruar, edhe këtë vit ne i kemi dhënë hapesirën e nevojshme punëtorive të cilat janë të lidhura ngushtë me botën e animacionit.
Për të gjithe entuziastët e botës së animacionit, kjo punëtori është për ty!

//

Titulli i puntorisë: Barmation
Tutor: Gary Schwartz
Datat: 24-29 korrik
Lokacioni: Pejë, Kosova
Grupmosha: +13

Në këtë punëtori pjesëmarrësit do të kenë mundësi të krijojnë një promo të animuar për festivalin! Duke u zhytur në anën teorike dhe praktike, do të krijohet mundësia edhe për të parë pë së afërmi të gjithë i procesin! Kjo është mundësi e artë që të zgjerohet edhe më shumë diapazoni artistik. Kjo punëtori do të mbahet prej datës 24 deri më 30 Korrik në qytetin e Pejës, me tutorin Gary Schwartz.

//

Titulli i punetorise: From one generation to the next
Tutorët: Kaltrina Berisha, Vullnet Lleshi, Leonita Thaqi, Finesa Peja
Datat: 23-30 Korrik
Lokacioni: Pejë, Kosova
Grupmosha: 8 – 12

Kjo punëtori i dedikohet më të vegjlive tanë, fëmijeve dhe adoleshentëve. Ne ndihemi shumë krenarë me gjeneratën e parë të Akademisë së Animacionit e cila qe tani është gati të përcjellë dijen e fituar gjatë mësimeve, tek gjenerata tjetër përmes kësaj punëtorie virtuale. Gjenerata e parë e Akademise së Animacionit përfundoi mësimet në vitin 2018, dhe që nga ajo kohë ata kurrë nuk kanë ndaluar së punuari në projekte personale dhe në ato të nivelit profesional. . Kjo punëtori ka për qëllim njohjen e femijëve dhe adoleshentëve me teknologjitë e nevojshme që shërbejnë për krijimin e filmave të shkurtër të animuar duke e përdorur teknikën “StopMotion”. Kjo punëtori do të drejtohet nga katër tutorë : Kaltrina Berisha, Vullnet Lleshi, Finesa Peja dhe Leonita Thaqi si dhe doo të mbahet nga 23 deri më 30 korrik në qytetin e Pejës.

//

Titulli i punëtorisë: One Frame at a Time
Tutor: Joan Kamberaj
Datat: 23-28 korrik
Lokacioni: Pejë, Kosova
Grupmosha: +14

Punëtoria e radhës e cila do të jetë pjesë e edicionit të këtij viti është “One Frame as a Time”. Kjo punëtori do të trajtojë metodën interesante të animimit “Stop-Motion”. Përmes kësaj punëtorie pjesëmarrësit do të krijojnë duke animuar objekte statike dhe në lëvizje. Përmes kësaj punëtorie do të paraqiten tregime të ndryshme, që të gjitha përmes animacionit. Ndër të tjera, do të ketë krijime të përziera, duke krijuar kështu momente vizuale përmes lëvizjes së duarve ose edhe duke kombinuar teknologjinë me mediume tradicionale. Kjo punëtori do të udhëhiqet nga Joan Kamberaj duke filluar nga data 23 e deri më 28 korrik në qytetin e Pejës.

Çdo vit, punëtoritë e ndryshme të cilat gjithmonë janë pjesë shumë e rendësishme e festivalit tonë, sjellin përherë risi.

Çdo herë që mësojmë diçka të re, thuhet se një derë e re na hapet diku larg, në një botë krejt tjetër. Ajo botë është gati për udhëtimin e saj rreth animacionit nga 23 e deri më 30 korrik! Shihemi së shpejti.

Regjistrohuni në këtë link për të qenë pjesë e punëtorive.

Related