Nominimi i “Mt. Head” (2002) për “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë të animuar me metrazh të shkurtër, ia dha një kthesë të hovshme atij duke e vendosur në mesin e filmbërësve më të respektuar të botës, kështu duke e nxitur që të realizoj një seri të filmave siç janë: “The Old Crocodile” (2005), “Franz Kafka’s a Country Doctor” (2007) dhe “Muybridge’s Strings”(2011). Këto filma ishin shpërblyer me mbi 90 çmime përfshirë këtu edhe çmimet kryesore të katër festivaleve më të mëdha që janë mbajtur në “Annecy”, “Zagreb”, “Ottawa” dhe “Hiroshima”. Ai ka qenë shpesh anëtar i jurive ndërkombëtare dhe ka mbajtur shfaqje retrospektive në mbarë botën. Koji është anëtar i “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, dhe profesor në “Tokyo University of the Arts”.
Kōji Yamamura: Duke transformuar të pakuptueshmen në realitet
Në këtë ligjeratë, kryesisht do të pasqyroj aspektin psikologjik të disa prej animacioneve të shkurtra që mund t’i shihni më poshtë. Përgjithësisht, teknologjia e përdorur për prodhimin e animacioneve, synon të marrë vëmendjen e pjesëmarrësve, por për mua, krijimi i animacioneve do të thotë të futemi thellë në një botë shpirtërore, nga ku unë transcendentoj dualitetin e mendjes dhe materjes, dhe kjo për mua reflekton sikur një vend, ku besoj se gjindet përgjigjja e bashkimit të nënvetëdijes me realitetin. Rendi i temave prej të cilave këto ide kanë dalur janë: asimilimi shpirtëror i përzier me motive personale të miat, që ndër tjera krijojnë lëvizje dhe shkrirje psikike me animacionin, duke theksuar gjithashtu të pavetëdijshmen në produksion, si dhe format e qasjes tek nënvetëdija përmes teknikave të ekspresionit animatik.
Filmografia:
Ujori
5 min
1987, Japoni
Regjisor, Animator: Koji Yamamura
Mt. Koka
10 min
2002, Japoni
Direction, Animation, Design & Editing: Koji Yamamura
Fig
6 min
2005, Japoni
Regjisor, Skenarit, Editor, Dizajnues i persohazheve, Animues & Vizatues i prapavisë : Koji Yamamura
Doktori i fshatit Franz Kafka
21 min
2007, Japoni
Regjisor, Skenarist, Editor, Kameraman: Koji Yamamura
Telat e Muybridge
13 min
2011, Japoni
Regjisor, Skenarist, Editor, Dizajner, Animator: Koji Yamamura
Parada e De Satir
14 min 12 sek
2016, Japoni
Regjisor, Animator, Producent: Koji Yamamura
Wednesday