Annette Schindler
Më 2011, Annette Schindler ishte emëruar si drejtoreshë e “Fantoche” ndërsa më 2013 ajo e mori edhe formalisht atë pozitë. Nën vizionin e saj festivali u rrit në shumë drejtime: Programet u zgjeruan duke mbrujtur “Industry Day”, që në fakt ishte formësuar enkas për profesionistë dhe përmbante ekspozita multimediale. Në anën tjetër, numri i filmave pjesëmarrës ishte rritur për 100%; Më 2016, “Fantoche” filloi të ekspozohej në tri gjuhë ndërsa rritja e të interesuarve shkoi përreth 27%.
Annette Schindler e ka ngulitur reputacionin e saj si drejtoreshë, nismëtare dhe bashkëthemeluese e disa institucioneve e festivaleve siç janë “House of Electronic Arts Basel” (2010), “Shift Festival of Electronic Arts” (2007–2010), “Digital Art Collection/Store” (2005- 2011) dhe “Art and New Media Basel” (2000–2010). Më herët, ajo ka udhëhequr “Swiss Institute” të New York-ut “(1997–2000)” dhe “Kunsthaus Glarus” (1995–1997).
Më 2010, Zyra Federale e Kulturës e ka nderuar Annette Schindler me çmimin zviceran të artit “Meret Oppenheim”. Zakonisht, ajo merr pjesë si anëtare e jurisë në shumë festivale, ndërsa disa syrësh ishin festivalet “Annecy” i Francës (2014), Bienalja e 3-të “Shenzen Independent Animation” e Kinës (2016), festivali “Anima”, “Brussels Animation Film Festival” (2017) dhe festivali “New Chitose Airport International Animation” i Japonisë (2018).