Orari

“Expanded Animation” – Hartëzimi i Një Hapësire të Palimituar

Event Imgage

Jürgen Hagler

“Expanded Animation” – Hartëzimi i Një Hapësire të Palimituar

Simpoziumi “Expanded Animation” nisi më 2013 dhe ofroi qasjen e parë në fushën e zgjerimit të animacionit kompjuterik. Që atëherë është bërë pjesë e Festivalit të Animacionit “Ars Electronica” dhe garës ndërkombëtare “Prix Ars Electronica Computer Animation”. Çdo vit nën një temë gjithëpërfshirëse, simpoziumi ka hulumtuar fushën e teknologjisë, artit, animacionit dhe estetikës. Ka hetuar kufijtë e animacionit dixhital që janë duke u shembur, si dhe ka eksploruar pozicionet dhe trendet e së ardhmes. Ashtu sikurse në konferencat e para për animacionin kompjuterik në “Ars Electronica” në vitet ‘80, praktika dhe teoria vazhdojnë ende të jenë po aq të rëndësishme.

__

Jürgen Hagler ka studiuar edukim arti, dizajn vizual eksperimental dhe studime kulturore në Universitetin e Artit dhe Dizajnit në Linz të Austrisë. Aktualisht, ai punon si profesor i animacionit kompjuterik dhe studimeve të animacionit në Departamentin për Media Dixhitale në Kampusin Hagenberg të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Austri. Që nga viti 2014 ai drejton grupin hulumtues Playful Interative Environments, me një fokus në hetimin e mënyrave të reja dhe natyrale të ndërveprimit dhe përdorimin e mekanizmave vibrant për të inkurajuar modele specifike të sjelljes.

Që nga viti 2009, ai është kurator në Ars Electronica Animation Festival si dhe iniciues dhe organizues i simpoziumit Expanded Animation. Ky simpozium ka hetuar dhe vazhdon të hetojë shembjen e kufijve në animacionin dixhital dhe të kërkojë pozita dhe trende të reja në fushën e animacionit.

24

Saturday