Orari

Puna kreative e Lori Malépart-Traversy dhe rrugëtimi i një klitori nëpër botë

Event Imgage

Lori Malépart-Traversy

Puna kreative e Lori Malépart-Traversy dhe rrugëtimi i një klitori nëpër botë
Gjatë këtij prezantimi virtual, Lori do të ndajë disa detaje të qasjes së saj kreative, që nga përpjekjet e para për të animuar tek filmi i saj i famshëm i shkurtër The Clitoris (2016), si dhe detaje rreth projektit të tanishëm në Bordin e Filmit të Kanadasë. Bashkohuni që t’i mësoni disa fshehtësi të prapa-skenave, si për shembull si ta bëjmë një klitoris që të ecë dhe si të bëhen filma qesharakë kur bota është në një krizë globale.

__

Lori Malépart-Traversy është një regjisore e filmit të animuar nga Montreali i Kanadasë. Ajo ka studiuar për animacion dhe arte pamore në Universitetin Konkordia. Filmat e saj të animuar (The Clitoris, Sparky Ketchup, Extra Mushrooms) janë shfaqur në shumë festivale përgjatë viteve të fundit. Në vitin 2016, Lori së bashku me Daniel Sterlin-Altman kanë bërë regjinë e tri videove të shkurtra për një fushatë vetëdijësuese rreth sulmeve seksuale të udhëhequr nga Universiteti Konkordia. Ajo poashtu ka bashkëpunuar edhe në filma të tjerë të animuar. Aktualisht, ajo po punon në një projekt të ri filmik me Bordin e Filmit në Kanada lidhur me masturbimin femëror.

25

Sunday