diminuendo
3 minuta 29 sekonda
Shtetet e Bashkuara
2020
Diminuendo vizuelizon nga një këndvështrim emocional pasojat e dëmshme të mbetjeve plastike në botën ujore dhe në ambient. Përmes metaforave vizive, shikuesit i paraqiten peizazhe që gjithnjë e më shumë mbulohen nga plastika. Për ta vënë në pah kontrastin mes botës natyrore dhe asaj plastike, ky animacion është bërë krejtësisht me bojë në letër, përveç plastikës, e cila dallohet nga jeta oqeanike me një ngjyrë të verdhë të ndezur dixhitale. Këto dy pjesë bashkohen përmes një teksture letre që shndritë nëpërmjet një të verdheje gjysmë të errët, si një rikujtim i pandalshëm për jetën që e mbulon. Por ka hapësirë për t’i rregulluar gjërat. Tek e fundit, asnjëherë nuk është vonë për të ndihmuar.
Regjisore: Henrike Lendoëski
Sunday