Prezantimi

Frédéric Schuld

Event Imgage

Frédéric Schuld (“Carlotta’ s Face”, “The Chimney Swift”) do të flasë rreth ndarjes së eksperiencave personale përmes animacionit.

Event Imgage

Frédéric Schuld i bashkëngjitet edhe këtë vit Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar. Këtë edicion, ai do të na tregojë më shumë për procesin e krijimit të dokumentarëve të animuar dhe filmave të shkurtë të animuar. Gjatë prezantimit të tij do të flasim më shumë rreth ndarjes së eksperiencave të thella me botën përmes animacionit, dhe do të diskutojmë më shumë rreth definicionit dhe eksperiencës së izolimit.

Frédéric ka studiuar për regji dhe art në Akademinë për Arte Mediatike në Cologne, Gjermani. Tani punon si dizajner dhe regjisor arti për agjenci të ndryshme reklamimi. Që nga fillimi i karrierës së tij si producent, regjisor dhe artist ai ka fituar 23 çmime ndërkombëtare nga 43 nominime. Frédéric është bashkëthemelues i studios së pavarur Fabian&Fred, të cilën e themeloi së bashku me Fabian Driehorst më 2011. Më 2014, ata pranuan bursën Wim Wenders Foundation për krijimin e filmit të tyre të parë të animuar. Që atëherë, Fabian&Fred ka qenë pjesë e përpunimit të 22 titujve.

Frédéric është i njohur për filmin e tij të shkurtë të animuar, “Carlotta’s Face” (2018). Në këtë film ilustrohet jeta nën ndikimin e prozopagnozisë, një kondicion neurologjik që e bën të pamundur njohjen e fytyrave. Tregimi i Carlotta, një grua në të pesëdhjetat, që çdo ditë zgjohet me një ftyrë të panjohur, në një botë të panjohur. Ky film fitoi 18 çmime ndërkombëtare nga 20 nominimet që i kishte marrë. Ndërsa, një vend të rëndësishëm në reportarin e Frédéric zë edhe filmi “The Chimney Swift” (2020). Ky film shfaq përditshmërinë e një pastruesi të oxhaqeve, dhe detyrimin që ai i bën fëmijëve të vegjël që të bëhen forcë punëtore.

Ndiqni rrëfimin e Frédéric Schuld për paraqitjen e çështjeve të rëndësishme por të neglizhuara përmes animacionit në prezantimin “Animated Documentaries”, në orën 12:00, më 26 korrik, në kinemanë Jusuf Gërvalla.

26

Monday