Prezantimi

Event Imgage

Mauro Carraro është një regjisor me çmime nga e tërë bota. Në edicionin e festivalit të këtij viti, ai do sigurohet t’u prezantojë me botën e tij kreative dhe rreth asaj se si mund t’i paraqesim eksperiencat jetësore në filma të animuar me anë të teknikave inovative dhe elementeve 3D.

Event Imgage

Ju keni mundësinë e rrallë, të bëheni pjesë e super klasës së Mauros, ku do marrin pjesë studentët e punëtorisë dhe një audiencë e gjerë. Ky prezantim do zhvillohet në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, më 27 korrik në ora 12:00. 

 

Që nga viti 2014, super klasa “Sensible 3D” dhe punëtoria e tij “How to open your 3D eyes”, janë mbajtur në më shumë se 30 shkolla të ndryshme dhe festivale si në Korans Wolf University në Berlin, IED Istituto Europeo di Design në Milan dhe Vilnius Academy of Arts në Vilnius.

 

Autori do shpjegojë procesin dhe prapaskenën e disa nga filmave të tij më të famshëm, të cilët kanë fituar dhe çmime si Aubade, HastaSantiago dhe Matatoro me foto, skica origjinale, modele, Storyboard, animacione 2D & 3D, kohën e nevojshme të përgatitjes dhe rrjedhshmërinë e punës.  

 

Filmi i animuar do paraqitet në formën e një udhëtimi përrallor, që gërsheton një gamë të gjerë të ngjyrave me imazhe 3D jashtëzakonisht reale, dhe një kombinim të stileve tradicionale të ilustrimit dhe atë 3D. 

 

Pas studimit të gdhendjes, fotografisë, dhe dizajnit grafik në Politekniken në Milano, ai zbuloi botën e animacionit. Pas kësaj, Mauro vendosi të zhvendosej në Francë, ku u pranua në shkollën Supinfocom Arles. Aty, si student mori pjesë në realizimin e “Muzorama”; një udhëtim në botën e ilustratorit Muzo, e përzgjedhur dhe prezantuar në SIGGRAPH më 2009 dhe në shumë festivale të tjera. 

 

Në Arlesm, ai zbuloi ndeshjet e demave, të cilat e fascinuan aq shumë, sa që u bënë dhe fokusi i punimit të diplomës së tij, një film i shkurtër në 2010 me emrin “Matatoro”, që u mirëprit dhe u shfaq në KROK më 2012 dhe në festivale të shumta rreth botës. 

 

Filmi i parë profesional i metrazhit të shkurtër “Hasta Santiago”, u vlerësua si Best Debut Film në Annecy Festival më 2014. Po ashtu, fitoi dhe mbi 12 çmime në tërë botën, nga festivalet e ndryshme të filmit si Locarno Internation Film Festival, Sedicicorto International Film Festival, Très Court International Film Festival dhe Warsaw International Film Festival.

 

Mauro ka qenë anëtar i jurisë në disa festivale të filmave, duke përfshirë këtu Krok International Film Festival, the Warsaw Film Festival, dhe ka qenë pjesë e një jurie ndërkombëtare tek Seoul Best of the Best Animation Festival, kurse ne kemi nderin dhe kënaqësinë ta kemi anëtar të jurisë së Anibarit në edicionin e këtij viti. 

 

Shfrytëzoni rastin të takoni Mauro-në dhe të bëheni pjesë e kësaj mundësie të rrallë!

27

Tuesday