Orari

Animated Documentaries

Event Imgage

Frédéric Schuld

Izolimi - Thjesht një fjalë abstrakte apo lufta më e madhe e njerëzimit?


Të gjithë mund të kenë të përbashkët ndjenjën e të qeni i izoluar në një mënyrë ose tjetër. Të folurit me njëri-tjetrin për izolimin mund të jetë hapi i parë i të dalurit jashtë saj. Kjo mund të tingëllojë si terapi, por sidoqoftë, mbase edhe është. Qëkur ka filluar pandemia, ne ndoshta e kemi zhvilluar një vetëdije të re mbi gjërat e vogla që befasisht dhe paverejtëshëm mund të kenë ndikim të madh në jetërat tona. Pothuajse sikur virusi. Nëse do të më duhej të zgjidhja etiketime tjera përveç “Izolimit”, në të cilin jam fokusuar deri sa punoja për filmat e mi, atëherë ato do të ishin: Deficitet njerëzore, shëndeti mendor, padrejtësitë dhe shfrytëzimi… Lista mund të jetë edhe më e gjërë. Sidoqoftë, le të flasim për keto tema dhe të shohim se çfarë punë kanë ato me dokumentarët e animuar.

Frédéric Schuld është autor gjermano-francez, regjisor ((Carlotta's Face, The Chimney Swift) dhe bashkëthemelues i studios së animacionit “Fabian&Fred”.

__

Frédéric Schuld është dizajner dhe drejtor artistik në agjenci reklamuese. Më herët ka studiuar regji dhe art në Academy of Media Arts në Këln. Në vitin 2011, ai themeloi studion Fabian&Fred së bashku me Fabian Driehorst. Frederic punon me një fokus të theksuar në dokumentarë të animuar. Në vitin 2014 atij iu dha bursa Wim Wenders Foundation së bashku me Fabian Friehorst për të bërë animacionin e tyre të parë të gjatë. Që nga ajo kohë, ai ka qenë i përfshirë në një larmi filmash eksperimental, dokumentarë, komercial, 2D, 3D dhe format i përzier.
Filmat e tij të shkurtër të vlerësuar me çmime, Carlotta’s Face dhe The Chimney Swift janë shfaqur në mbi 200 festivale deri më sot. Filmi i parë i gjatë si regjisor dhe bashkë-auor, “What Happened to the Dog?” ka fituar bursën Gerd Ruge dhe aktualisht është duke u zhvilluar.

26

Monday