Orari

Brazen

Event Imgage

Lista e programeve

Sonita Alizadeh

Afgania e re Sonita Alizadeh ikën nga martesa e detyruar falë muzikës rep dhe ngritet kundër diktaturës së talibanëve. Me tekstet e saja të mprehta, ajo lufton të ndryshojë jetën e grave në vendin e saj.

Nzinga

Nzinga u bë Mbretëreshë e Ndongo dhe Matamba (Angola e sotme) në shekullin e 17-të, për të luftuar kundër kolonizimit portugez dhe për të mbrojtur popullin e saj kundër tregtisë së skllevërve.

Nellie Bly

Nellie Bly, gazetarja e parë hulumtuese femër, lë gjurmë në historinë e shtypit me artikujt e saj të përkushtuar dhe të zemëruar.

Mae Jemison

Mae Jemison vendosi që të qenit një grua zezake nuk do të jetë pengesë për të përmbushur ëndrrat e saj. Ajo është gruaja e parë zezake e dërguar në hapësirë. Dhe astronautja e parë grua që ka luajtur në ‘Star Trek’.

Las Mariposas

Mirabal, Patria, Minerva dhe Maria-Teresa janë motra, heroina dhe martire të luftës kundër diktatorit Rafael Trujillo, i cili drejtoi Republikën Dominikane nga viti 1930 deri në 1960. "Las Mariposas" është emri i i koduar në grupim të tyre opozitar ndaj regjimit

Giorgina Reid

Giorgina Reid pëlqen të kuptojë se si funksionojnë gjërat. Kështu, e dalë në pension dhe e armatosur me vendosmëri, me logjikë të shëndoshë, dhe një teknikë të platformës së saj të tarracës, ajo shpëton një far të gërryer nga erozioni.

Frances Glessner Lee

Një amvise amerikane e talentuar për miniatura viktoriane, Frances Glessner Lee, revolucionarizon mjekësinë ligjore dhe policinë shkencore, veçanërisht me miniaturat e saja të vendit të krimit me një saktësi të jashtëzakonshme,

Annette Kellerman

Annette Kellerman, kampione noti dhe feministe, mbron të drejtat e grave për të pasur kontroll mbi trupin e tyre duke shpikur një kostum larje një pjesësh, gjersa ishte avokuese e sportit dhe përfitimeve të tij.

Agnodice

Si një grua e re greke, Agnodice sfidon autoritetet, madje dhe vdekjen, për t'u bërë gjinekologe dhe për të lejuar gratë në Antikitet të lindin pa rrezikuar jetën e tyre.

29

Thursday