Orari

Getting into the Animation Industry

Event Imgage

Brooke Keesling

Brooke Keesling është Udhëheqëse e Zhvillimit të Talentëve të Animacionit në Bento Box Entertainment. Ajo ka punuar në industrinë e animacionit dhe të VFX-së për dekada si artiste, në produksion, edukim dhe zhvillim të talentëve. Para se t’i bashkohej Bento Box-it, ajo ka rekrutuar talentë të aimacionit për Cartoon Network, Disney dhe Warner Bros.

Keesling mori diplomën MFA (Master i Arteve të Bukura) nga CalArts, ku e ka prodhuar filmin Boobie Girl, që ishte fitues i Çmimit të Akademisë Studentore. Pas diplomimit, ajo ka punuar në miniaturë VFX për shumë filma, siç janë Inception, The Dark Knight, Hugo dhe The Aviator. Brooke është Zëvendëspresidente e ASIFA Hollywood, anëtare e Women in Animation (Gratë në Animacion), dhe në bordin këshillues të Festivalit të Animacionit GLASS, dhe jep mësim në departamentin e Animacionit në CalArts.

Shtëpia e animacioneve Bento Box Entertainment është duke punuar në një numër të serive televizive përfshirë “Central Park”, fituesin e shumëfishtë të Emmy “Bob’s Burger”, Duncanville” si dhe seritë e “The Great North” dhe “Housebroken”, “Paradise PD” dhe seri e projekte e prezantime të tjera. Poashtu, Bento Box ka prodhuar video muzikore të animuara me këngëtaren Alicia Keys, Coldplay, LSD, Pharrell dhe artistë të tjerë të mirënjohur.

29

Thursday