3 vjet më parë

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar bën thirrje për Akreditim të Mediave

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar është pothuajse këtu, prandaj ejani bashkohuni në gjithë këtë hare!

Ky vit shënon edicionin e 12-të të festivalit dhe ne duam që ju të jeni pjesë e kësaj ekperience.
Për shkak të pandemisë së vazhdueshme, falë ekipit tonë punëtor, ne përsëri kemi arritur të
nxisim frymën e festivalit. Ne jemi shumë krenarë të njoftojmë se këtë vit formati i festivalit do
të jetë i perzier (hybrid).

Ndërkohe që ne gjithashtu ofrojmë të gjithë filmat përmes prezencës sonë në internet, ne do t'i
hapim dyert tona për të gjithë që dëshirojnë të bashkohen me ne në qytetin e bukur të Pejës.
Shumë surpriza janë në pritje, ne jemi shumë të emocionuar të i ndajmë të gjitha me ju, dhe të
dokumentojmë këtë përvojë në mënyrën më të mirë të mundshme!

Përveç aktiviteteve të vazhdueshme, duhet të dini gjithashtu që Anibar do të vazhdojë të ofrojë
akomodim për të gjithë gazetarët që do të mbulojnë festivalin. Për të qenë pjesë e akomodimit
ju duhet të aplikoni për akreditimin tuaj.

Akreditimi për Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit Anibar 2021 ju ofron:
Mundësin për të parë të gjithë filmat e festivalit;

· Takime dhe intervista me mysafirë të njohur ndërkombëtarë dhe krijues të filmave;
· Ndjekjen e paneleve të diskutimit;
· Akomodimi në Pejë për qasje më të lehtë në festival;

Si të aplikoni për akomodim:

Në mënyrë që të gjithë gazetarët të akomodohen dhe të kenë qasje të lehtë në festival, ju
lutemi dërgoni informacionin e nevojshëm të shënuar më poshtë në [email protected]

· Emri i ndërmarrjes mediatike;
· Emri dhe mbiemri i gazetarit dhe kameramanit / fotografit;

·Të dhënat që ekipi juaj do të qëndrojë në festival (të nevojshme për të rregulluar
akomodimin);

Nëse keni ndonjë pyetje shtesë në lidhje me procesin e akomodimit, mos ngurroni të
kontaktoni kordinatoren tonë për media Rina Statovci duke përdorur këtë numër telefoni:
+38349557333

Tema e këtij viti është izolimi, por ne ndjehemi më të lidhur në shpirt se kurrë më parë. Anibar
falenderon ju dhe ekipin tuaj të medias për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në mbulimin e
festivalit në mënyrën më të mahnitshme. Ne jemi të lumtur që ju kemi!

Festivali do të zhvillohet nga 23 deri më 30 Korrik!

Anibar po ju pret!

Related