3 vjet më parë

Izolimi

Edicioni 12 i Festivalit Anibar

Falë situatës me pandeminë Covid-19 e gjithë bota e ka kuptuar se çfarë do të thotë kur e ke pothuasje të pamundur udhëtimin. Kosovarët veçse e dinë. Ndërsa ne në anën tjetër, kemi kaluar në stadin e atyre që tashmë janë bërë ekspert të izolimit për shkak të kufizimeve të lëvizjes përtej kufijve. Por, kjo do të thotë se jemi edhe ëndërrimtarë. Sepse jemi bërë gati të çlirohemi këtë vit në Festivalin e Filmit të Animuar Anibar. Kështu, edicioni i 12-të i Festivalit të Animuar Anibar do t’i dedikohet izolimit. Dhe ky, po që është një paradoks i bukur.

Izolimi mund të jetë edhe i mirë. Përgjatë pandemive, karantinimi duhet të jetë i domosdoshëm. Por edhe në kohëra tjera, gjithsecili prej nesh i ka të njohura momentet kur e dëshiron vetminë, në mënyrë që të arrihet paqja me botën e veten. E gjithashtu për hir të disa domosdoshmërive: fokusit, përqëndrimit, të vërtetës. Thelbit. Izolimi është po ashtu gjendja natyrore e animatorëve. Ajo e mbyllë veten brenda studios së saj për javë e muaj. Animacioni mund të jetë goxha zanat i të vetmuarve. Por në fund, arti i saj fluturon. Thyen barrierat e shoqërisë. Kapërcen kufijtë kombëtar sikurse të mos ekzistonin. Dhe lidh shikuesit gjithandej botës.

Izolimi mund të nënkuptojë edhe errësirën. Tani që të huajt më shumë se kurrë mund të shihen si kërcënim, izolimi mund të shndërrohet në ksenofobi, segregim dhe intolerancë. Izolimi ynë ka qenë thirrje zgjimi në mënyrë që të bëhemi më serioz për çështjet me të cilat përballemi brenda mureve të shtëpive tona, njëjtë edhe për kufijtë e vendit tanë. Për të parë se sa të cenueshëm jemi. Dhe sa i cenueshëm është planeti ynë.

Ky lloj i izolimit është i papranueshëm për Anibar. Festivali jonë ka të bëj me përzierjen e imazheve, kulturave, gjuhëve dhe ideve. Ka të bëj me lirinë. Me lirinë për të jetuar, dashuruar dhe lirinë që i lë njerëzit të jenë. Gjithçka përreth Anibar ka të bëj me të kundërtën e izolimit sepse: ne i bëjmë njerëzit bashkë, shfaqim filma në ambiente të hapura dhe tregojmë art pa kufijë. Për më tepër, ne duam të tërheqim a të provokojmë ata njerëz që e izolojnë veten brenda një ideje të ngurtë, një besimi mosdurues e një ideologjie përjashtuese. 

Edicioni i 12-të i festivalit tonë do t’i kushtohet të dyjave: vetmisë së vërtetë dhe klaustrofobisë që e përjetojmë gjatë izolimit. Festivali do të festojë ëndërrat tona. Imagjinatën tonë. 

Ejani në ditët e (ç)izolimit, nga data 23 deri më 30 korrik!

Related