A ke mendu ndonjëherë me u përfshi në mënyrë të drejtpërdrejt në çështjet që kanë të bëjnë me Komunën ku jeton? Me kontribu për me kriju një urë lidhëse ndërmjet të rinjve të qytetit tënd dhe institucionit të Komunës? Me informu të rinjtë e qytetit tënd për mënyrën qysh funksionon Qeveria lokale si dhe me lehtësu procesin e komunikimit dhe transparencës ndërmjet këtyre të dyjave?
Nëse je një prej këtyre personave, atëherë je në adresën e duhur sepse Anibar po ofron mundësinë për 12 studentë të vitit të fundit akademik, ose të sapo diplomuar, që të bëjnë punë praktikë në Komunën prej së cilës vijnë. Programi i punës praktike, me pagesë, do të ju mundësojë që të punoni ngushtë me administratën e Komunës nga vjen, të mësosh më shumë rreth qeverisjes lokale, dhe mundësive për të rinjtë si dhe të bëhesh bashkëpjesëmarrës në krijimin e platformës elektronike që ka për qëllim që të ofrojë hapësirë për të rinjtë që të bashkëpunojnë dhe të kyçen direkt në procese vendimmarrëse publike në vendin e tyre, dhe jo vetëm.
Që të bëhesh pjesë e këtij programi duhesh të jesh nga:
Puna praktike do të realizohet në këto komuna, dhe mundësohet në kuadër të projektit: “Të Rinjtë për Ndryshim”, të cilin organizata kulturore Anibar e realizon në bashkëpunim me këto komuna, dhe i cili ofron punë praktike në drejtoritë komunale për studentë të vitit të fundit akademik apo të sapo diplomuarve nga komunat e lartëpërmendura. Ky program ka për qëllim të ofrojë hapësirë për studentët, sidomos atyre të shkencave shoqërore, që të praktikojnë njohuritë e fituara përgjatë studimeve duke ngritur kapacitetet e tyre profesionale dhe mundësitë për punësim.
Të interesuarit për këtë program duhet të përmbushin kushtet si në vijim:
Si të aplikoni?
Të përzgjedhurit do të informohen përmes email-it dhe do të kontaktohen për të marrë pjesë në trajnimet përgatitore.
Thirrja do të jetë e hapur nga data 28 shkurt 2020 deri me 13 mars 2020 ora 23:59.
Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit: “Të Rinjtë për Ndryshim”, në kuadër të programit “Angazhimi për Barazi – E4E” i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo, dhe zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.