Orari

Shpjegimanimacioni: Animacioni si mjet shpjegues për atë që nuk mund të thuhet me fjalë!


Warning: Attempt to read property "ID" on string in /home/clients/ca8f8125f33cad91acfaa196229c32b2/anibar/2019/wp-content/themes/anibar/single-schedule.php on line 36
Event Imgage

Anna Eijsbouts

Anna Eijsbouts është regjisore holandeze e animacionit që ka fituar shumë çmime, si dhe është animatore e specializuar në kukulla e në “cut-out stop-motion”. Filmat e saj të fundit janë “Hate for Sale” (2017) dhe “Voting in the EU” (2019). Ajo ka magjistruar për Animacion më 2012 në Kolegjin e Artit ”Royal”, pasi përfundoi studimet baçelor për Animacion më 2010 në Shkollën e Arteve të Utrehtit. Anna aktualisht është ligjëruese për Animacion dhe Ilustrim në Shkollën e Artit në Utreht.

Jeremiah Dickey

Jeremiah Dickey që nga viti 1997 merret me krijimin e animacioneve, ose si i pavarur ose si i varur nga disa studio dhe produksione të kompanive të New York-ut dhe më gjërë. Punët që ai i ka realizuar në të kaluarën lidhen me bashkëpunimet që ai kishte me prodhuesen e filmave Emily Hubley në disa animacione me natyrë të dokumentarëve dhe filmave të pavarur, përfshirë këtu filmat siç janë “Hedwig and the Angry Inch” (2001) dhe “The Toe Tactic” (2007). Që nga viti 2012, Jeremiah ka qenë drejtor animacioni i “TED-Ed”, platformë edukative onllajn kjo e iniciativës së Konferencave “TED”. Që nga ajo kohë ai ka udhëhequr, dizejnuar dhe animuar mbi 40 filma të shkurtër me tematika që variojnë nga mitologjia antike e deri tek shkenca bashkëkohore, pa neglizhuar çfarëdoqoftë që hynë ndërmjet këtyre dykohëve.

Hana Arapi

Hana Arapi është bashkëpronare e “Amam Studio” që është studio e dizajnit dhe animacionit me seli në Prishtinë, si dhe është themeluese e “Videosinteza”, kanal ky që mbulon shumë tema të ndryshme që ndërlidhen me shkencën, sociologjinë e teknologjinë, fusha këto që vizualizohen përmes ilustrimeve dhe animacioneve. Ajo synon ndryshimin pozitiv të shoqërisë përmes dizajnit dhe animacionit.

16

Tuesday