Jeta Xharra - E njohur për natyrën e saj të prerë dhe ‘intervistat e pamëshirshme’ me politikanë, Jeta Xharra është drejtore dhe kryeredaktore e BIRN Kosova që nga viti 2005. Ajo, gjithashtu, drejton emisionin “Jeta në Kosovë”, i vlerësuar me disa çmime për hulumtimet dhe temat e trajtuara.
Jeta e filloi punën e saj në gazetari me BBC, duke filluar si producente lokale dhe për t’u bërë menaxhere e zyrës së BBC në Kosovë, duke punuar më tej edhe në BBC World Service në Britani.
Ajo përfundoi studimet master në Studimet e Luftës nga King’s College London (2000), si dhe një master në shkrim skenarësh nga London College of Printing (2002). Jeta ka botuar në media si The Independent, The Economist dhe Sunday Telegraph.
Jeta ka qenë drejtore e zyrës në Kosovë të IWPR, dhe ka dhënë kontributin e saj edhe në art dhe më gjerë në shoqërinë civile.
Hajrulla Çeku (MA) është politikolog dhe ka ekspertizë e përvojë profesionale në fushat e qeverisjes lokale, trashëgimisë kulturore, turizmit, planifikimit urban dhe zhvillimit të shoqërisë civile. Përgjatë përvojës profesionale mbi 15 vjeçare në shoqëri civile dhe administratë shtetërore ka udhëhequr dhe ka qenë pjesë e programeve të ndryshme në kuadër të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, EC Ma Ndryshe dhe Ministrisë së Turimit dhe Mjedisit (Shqipëri). Hajrulla Çeku ka mbaruar studimet në nivelin Master në Zhvillim Lokal Krahasues, në Universitetin e Trentos dhe Universitetin e Regensburgut në Itali dhe Gjermani.
Arbër Sadiki është shkolluar për arkitekturë në Tiranë dhe Beograd. Përpos projektimit, merret edhe me publicistikë si dhe është ligjërues i lëndës Studio Dizajn në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Urban, UBT, Prishtinë. Rishtas ka botuar përmbledhjen "Reflektime të një qytetari arkitekt", ku trajtohen një mori problematikash urbanistike, arkitektonike, por jo vetëm, të Prishtinës së pas luftës.
Thursday