Ky film i shkurtër tregon në një mënyrë të antropomorfizuar ndeshjen finale të kampionatit të kërcimit. Ai ndjek kandidatët një nga një deri sa arrihet finalja, por papritur një kthesë e hatashme zë vend.
“Dita e gruas” është film i bërë me sensivitet të lartë dhe flet për dhunën në familje e po ashtu edhe për vetëbesimin e grave.
Kjo reklamë po e reklamon rrezatimin elektromagnetik në gjatësi të valëve nga 0.1 në 15 kHz që natyrshëm ndodh në atmosferë
“Këndet e mrekullueshme të gjumit”, është një video e realizuar nga një admirues i “Shabazz Palaces”, grupit nga Seattle.
Ky film i gjallë me shumë stil artistik tregon rrëfimin e një njeriu që në prag të vdekjës do që ta tregojë rrëfimin e jetës së tij.
Tre filma të shkurtër që parashikojnë të ardhmen e qytetit dhe Al, përmes një pune të lezetshme me zë dhe të improvizuar në argjilë, janë realizuar nga Eliška dhe Lee Oz
Duke përdorur grafika periodike, ky dokumentar i animuar kthen në kohë ditët e lavdishme të hokejit çekosllovak së bashku me momentet e saj të errta.
Ky film është krijuar gjatë kohës sa regjisori ishte në një qëndrim studimor në Suedi në cilësinë e komentuesit artistik të pornografisë, me theks te kuptimi i shfaqjes dhe ndikimit që ka tek populli
Një koleksion audiovizual i poezive Haiku. Poezi “stop-motion”, që lëkunden mes animacionit, dokumentarit dhe eksperimentit.
“Hypnagogjia” është një eksperiment origjinal që kombinon skenat dhe teknikat abstrakte të dokumentarëve tradicional të animuar.
Kjo video muzikore me pamje vizuele është bërë për këngën e një këngëtari të famshëm çek, dhe kombinon me mjeshtri animacionin kompjuterik me pamjet reale, si dhe luan me shkallë e fotografi të ndryshme.
Të jetosh në Polin Verior është vështirë, madje edhe pa bezdisjet e aty-këtushme të gjyshës
Saturday