Visar Airfaj, ka lindur më 4 qershor 1987 në Prishtinë dhe është piktor, politkan, kryetar lenxhendar i Partisë së Fortë, i cili ka kandiduar ne zgjedhjet lokale te vitit 2013 për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe më vonë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, në Kosovë. Visari me profesion ështe dizjaner dhe ka studiuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ai është i vetëshpallur miliarder pasi pasuria qe ai ka deklaruar kap shifrën 1,7 miliardë euro. Ai gjithashtu ka deklaruar se piktura e tij e parë të cilën e kishte bërë sa ishte në shkollën fillore vlen 1 miliardë euro. Kjo biografi është po aq sarkastike sa ai dhe ajo që ai prezanton përmes aktivizmit të tij duke përdorur artin dhe median si mjet për të reaguar ndaj fenomeneve negative në shoqërinë kosovare.
Albin Kurti u bashkua me presidencën e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (SIUUP) në gusht të vitit 1997, i cili organizoi protesta paqësore dhe jo të dhunshme për lirimin e ndërtesave dhe objekteve universitare të pushtuara nga autoritetet e regjimit serb.
Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punonte si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi. Kur bombardimi i Serbisë dhe Kosovës filloi në mars të vitit 1999, Kurti mbeti në Prishtinë dhe u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe shumë shqiptarë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003, diplomoi në Shkencat Kompjuterike dhe Telekomunikacion nga Universiteti i Prishtinës. Në Qershor të vitit 2005, Albin Kurti me aktivistë të tjerë politikë e bashkëthemeloi "Lëvizjen VETËVENDOSJE" (Lëvizja VETËVENDOSJE!). Ai ishte kryetar i "Lëvizjes VETËVENDOSJE!" deri në mars të vitit 2015. Aktualisht ai është në mandatin e tij të tretë si anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës që përfaqëson "Lëvizjen VETËVENDOSJE!" si deputet i cili ka fituar numrin më të madh të votave në vend. Ishte kandidat i Lëvizjes për Kryeministër të Kosovës dhe u rizgjodh si Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje bazuar në metodën një anëtarë - një votë në janar të vitit 2018. Albin Kurti ka botuar mbi 550 artikuj dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend. Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.
Sokol Beqiri ka lindur në vitin 1964 në Pejë, Kosovë. Ai studioi në Universitetin e Lubjanës në Departamentin e Grafikës. Beqiri është një nga artistët më të njohur bashkëkohor. Punët e tij më të dalluara janë nga cikli “Fundi i Ekspresionizmit: pikturuar nga një i marrë” (2001), cikël i cili përfshinë projektet “Milka” (1999) dhe “Kur engjujt vonohen” (2001). Beqiri ka ekspozuar në shumë institucione evropiane të artit dhe ka qenë pjesë e ekspozitave të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe “Documenta 14”.
Jeta ka qenë drejtore e zyrës në Kosovë të IWPR, dhe ka dhënë kontributin e saj edhe në art dhe më gjerë në shoqërinë civile.
Friday