Prezantimi

Daniel Suljic – A Balkan Tale

Event Imgage

Daniel Šuljić është muzikant dhe regjisor filmi. I lindur në Zagreb, ai nga viti 1992 e deri më 2010 ka jetuar në Vjenë, ndërsa që nga viti 2010 ai jeton dhe vepron në të dyja qytetet.

Event Imgage

Ai ka studiuar në Akademine e Arteve të Bukura në Zagreb, ndërsa nga viti 1992 e deri më 1998 ka studiuar për Pikturë dhe Animacion në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë, masterklasa e C. L. Attersee, nga ku edhe ka diplomuar. Nga viti 2005 e deri më 2008 ai ka ligjeruar për animacion klasik në Institutin për Dizajn Mediatik në Universitetin e Arteve dhe Dizajnit në Linz, ndërsa më 2006 ai është shpërblyer me titullin profesorit nderi nga Jilin Kolegji i Shkollës për Art dhe Animacion në Changchun të Kinës. Filmat e tij janë shfaqur në qindra festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 2011, ai është drejtor artistik në ”World Festival of Animated Film – Animafest Zagreb”.

Kështu e kemi bërë ne – Rrugëtimi i animacioneve të Daniel Šuljić

Animatori dhe drejtori artistik i “World Festival of Animated Film Zagreb”, Daniel Šuljić, do të tregojë se si ia ka bërë me filmat e tij, si i është qasur atyre si dhe do të shfaqë disa prej filmave të tij.

Filmatografia:

Ylli i mbrëmjes
4 min 10 sek
1993, Kroaci
Regjisor: Daniel Šuljić

Dielli, kripa dhe deti
4 min 50 sek
1997, Kroaci
Regjisor: Daniel Šuljić

Torta
7 min 50 sek
1997, Kroaci
Regjisor: Daniel Šuljić

Filmi me një vajzë
8 min 30 sek
2000, Kroaci
Regjisor: Daniel Šuljić

Jetë e shkurtër
9 min 03 sek
2007, Kroaci
Regjisor: Daniel Šuljić

Transparenca
5 min 51 sej
2015, Kroaci
Regjisor: Daniel Šuljić

18

Thursday