Si ta krijojmë një distopi të animuar?
Ana eshte regjisore dhe animatore e “stop-motion” e cila kanë specializuar në krijimin e botrave të lezetshme e distopike nga plastelina.
Në filmin e saj“Rabbitland”, ku lepuj rozë dhe pa tru mbajnë zgjedhje të lira dhe demokratike përditë, ndërsa filmi “Untravel” na tregon rrëfimin e një bote gri dhe të izoluar e cila rrethohet nga një mur i madh.
Për regjisorët, gjëja më e rëndësishme e këtyre ditëve është përdorimi i animacionit si mjet për të adresuar çështje të rëndësishme socio-politike, të cilat fatkeqësisht, ndikojnë në realitetet tona (shpesh të mjera) përmes një burimi të pashtjerrëshëm frymëzimi.
Aktualisht, regjisorët janë duke punuar në filmin e ri të quajtur “Money and Happiness” i cili flet për ekonominë e “përsosur” në një botë plot minjë.
Në këtë prezentim, Ana do të flasë për filmat e saj, referencat, procesin, sekretet e punës së saj dhe materialet që ka përdorur. Në fund dhe pa i harruar, disa aktore nga plastelina do t’i bashkohen këtij prezentimi.
Filmografia:
“Rabbitland”
7 min 20 sek
2013, Serbi
“Untravel”
9 min 20 sek
2018, Serbi
Wednesday