Panels

Qytetin që e Duam: Hapësirat publike dhe të drejtat tona për qytetin

Event Imgage

Panelistët: Arbër Sadiki, Jeta Xharra, Hajrulla Çeku
Moderatore: Linda Gusia

Struktura urbane e një qyteti dhe veçanërisht kualiteti që e dallon është hapësira publike, e cila njëherit e sipërfaqëson edhe gjendjen e jetësës së banorëve. Dy dekadat e fundit kanë shënjuar një zhvillim të pakontrolluar urban, duke cenuar kështu thelbin e identitetit dhe vlerave që kanë mbartur qytetet. Komunitetet janë përjashtuar nga e drejta për të qenë pjesë e rrëfimit të qyteteve të tyre. Të paprivilegjuarit kanë qenë subjekt i diskriminimit disadimensional. Ngjashëm me kulturat tjera gjithandej botës, edhe ne kemi rrëfimet tona të përpjekjeve lokale që kanë bërë individët dhe grupet e shoqërisë civile për liri dhe ndryshim. Rrëfimet tona për përpjekjet e hapësirave publike na kthejnë në kohë deri tek shekulli i kaluar, rrëfime këto që janë ende pjesë e jetës sonë të përditshme. Historitë botërore janë të ngjashme me tonat, të cilat karakteristikë të përbashkët kanë përpjekjet e atyre që u ngriten për ndryshim. Rruga e ndryshimit ishte e ngadaltë. Si rrjedhojë e kësaj, ne e kemi përjetuar ndryshimin përmes pamundësisë (këtë e kemi përdorur si taktikë dhe si mekanizëm), si dhe sipas asaj se si njerëzit kanë reaguar, sidomos kur janë përballur me çështje që lidhen me sferën e hapësirave publike.

10

E mërkurë