Aktivisti është shtyllë qëndrore e shoqërisë. Aktivistët si detyrë kanë mobilizimin e komunitetit për të protestuar kundër krimeve qeveritare, korrupsionit, papërgjegjshmërisë dhe kryesisht për gjëra që “nuk iu hyn në punë”. Çuditërisht, artistët janë aktivistë të efektshëm. Arti është ndërmjetës i efektshëm për shpërndarjen e ideve falë shtrirjes dhe pranimit që gëzon. Ai zhvesh gjuhën e ndërlikuar të zyrtarëve në atë mënyrë sa që edhe komuniteti mund ta kuptojë. Vizualiteti i tij promovon solidaritetin, vetëdijesimin dhe protesten e cila padyshim është qëndrore në mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga mbiarritja qeveritare. Bllokimi i rrjeteve sociale, teknologjisë dhe mediave në masë vetëm sa ka fuqizuar rolin e tyre, si mjete mobilizuese dhe shpërndarëse. Ne përrmes këtij paneli, do të sipërfaqësojmë rolin e artistëve si dhe të punës së tyre në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarisë aktive.
E mërkurë