Orari

Bashkëkohësitë Queer

Event Imgage

Lista e programeve

Entropia

Tri gra, tre jetë në botë paralele, deri në momentin që një mizë shkakton një defekt në sistem. Universi shembet, seksi është në ajër, sutjenat mbivlerësohen dhe yjet vezullojnë.

Hi, It’s Your Mother

Mami po telefonon dhe Lisa nuk është e kënaqur. "Hi, It’s Your Mother" është një "stop motion" tronditës tragji-komedik për dashurinë e nënës për fëmijën e saj dhe ndonjëherë dhe anasjelltas.

Guy 101

Ky film i diplomimit ekspozon botën e dhomave të bisedave në internet. Pamjet vizive tregojnë historinë e Keith, një i vetmuar në anën tjetër të botës dhe takimin e tij me një autostopist.

The Saint of Dry Creek

Duke u rritur në vitet 1950, Pat filloi të kuptonte se ishte homoseksual. Ishte diçka që ai mendonte se po e fshihte mirë.

I Like Girls

Katër gra ndajnë tregime qesharake dhe intime të tërheqjes së tyre ndaj grave të tjera.

Purpleboy

Oscar është një fëmijë që mbin në kopshtin e prindërve të tij. Askush nuk e di seksin e tij biologjik, por ai deklarohet të i përkasë gjinisë mashkullore.

The Night Cleaner

Travis punon në turnin e natës si mirëmbajtës në një banjë për homoseksualët. Dashuria është një biznes problematik.

CUT

“Cut” është një përgjigje vizuale e animuar ndaj miteve të normalitetit gjinor.

Manivald

Jeta e dhelprës Manivald ndryshon krejtësisht një ditë para ditëlindjes së tij të 33-të. 

Modern Queer Heroes

Kush janë ‘queer’ heronjtë që po ecin mes nesh tani ose së fundmi? Një festim i figurave të LGBTQ+ që kanë ndihmuar të shtyejnë përpara kulturën e shoqërinë pak më shumë se ne të gjithë.

17

Sunday