Manuali i Platformës Digjitale të Filmave
Ky manual do shpjegojë në detaje çdo pjesë të platformës, në mënyrë që të mund t’i shijoni filmat online, në çfarëdo pajisje elektronike!
Regjistrimi në Platformë
Ju mund të regjistroheni në platformë, duke klikuar “Krijo Llogari”. Pastaj, do të shfaqet një faqe ku duhet t’i vendosni të dhënat tuaja:
· Emri
· E-mail adresa
· Fjalëkalimi
· Konfirmimi i fjalëkalimit
Pas plotësimit, klikoni “Pajtohem me të gjitha termet dhe kushtet”.
Ju lutem klikoni “Dërgo”, për të përfunduar procesin e regjistrimit.
Nëse ju keni një llogari ekzistuese, atëherë mund të çaseni lehtësisht në platformë. Për t’u kyçur në llogari, ndiqni instruksionet e mëposhtme:
· Shkruani e-mail adresën që e keni përdorur në fillimin për krijimin e llogarisë;
· Shkruani fjalëkalimin që e keni përdorur në fillimin për krijimin e llogarisë.
Nëse dëshironi që pajisja elektronike që po përdorni, të mbajë në mend përdoruesin dhe të qëndroni të kyçur, ju lutem klikoni “Mbaj në Mend”. Pastaj, mund të hyni në platformë duke klikuar “Submit”.
Përmbajtja e Platformës
Përgëzime! Tani jeni regjistruar, dhe mund të shijoni filmat e përzgjedhur të këtij viti, Prezantimet dhe diskutimet, si dhe panelet që i kemi përgatitur veçanërisht për argëtimin tuaj. Platforma po ashtu ju mundëson të kërkoni secilin informacion që ju nevojitet.
Në pjesën e sipërme të platformës mund të gjeni:
● Home – Ju paraqet të gjitha ngjarjet dhe filmat që do shfaqen në edicionin e këtij viti.
● Pakot e Garave- Ju mundëson të hyni në kategoritë e garave të sivjetshme. Aty mund të gjeni detajet për filmat e secilës kategori duke klikuar në kategorinë e përzgjedhur. Gjithashtu, do ta keni mundësinë të shtoni ndonjë film në Listën e Shikimit. Po ashtu, ju mund të blini ndonjë film sipas dëshirës, apo dhe kategorinë si të tërë.
Shënim: Secila kategori ju lejon të blini një film specifik, apo dhe tërë kategorinë. Pas blerjes, mund të filloni shikimin, aq e thjeshtë!
Blerja e Biletave
Për të blerë bileta për festivalin tonë, duhet të vizitoni pikat e informimit në Pejë, ku vullnetarët do t’u shoqërojnë hap pas hapi në tërë procesin.
Ju mund të informoheni mbi çmimin e biletave dhe kategoritë e filmave duke klikuar në seksionin e
biletave në pjesën e sipërme të platformës.
Informacionet e Profilit
Profili juaj përmban informata të rëndësishme. Këto janë seksionet e ndryshme të përfshira në profilin tuaj:
· Lista ime – kjo listë përmban të gjithë filmat, prezantimet, apo panelet që keni zgjedhur për t’i shikuar apo për t’i blerë.
· Libraria ime – Përmban informacionet mbi librat e blerë. Ju do të jeni në gjendje të shikoni materialin e blerë vetëm gjatë kohës së festivalit.
· Pajisja ime – Platforma mund të përdoret në pajisje të ndryshme, si telefona mobilë, televizorë apo kompjuterë personalë, por lejohen vetëm 5 pajisje. Të gjitha pajisjet që keni përdorur ndonjëherë, apo jeni duke e përdorur për momentin do të shfaqen aty.
· Llogaria ime – Përmes kësaj do jeni në gjendje të: editoni si shfaqeni në platformë, ta ndërroni emrin, e-mail adresën, dhe fjalëkalimin. Ky proces do të kompletohet duke klikuar butonin “Ndrysho”.
· Dil nga llogaria – Ju mund ta mbyllni llogarinë nga cilado pajisje, duke daluar nga llogaria.
Nëse keni ndonjë pyetje rreth përdorimin të platformës mund të na kontaktoni përmes platfomës, ku edhe gjenden të dhënat e nevojshme.