Prezantimi

Nicolas Blies dhe Stephane Hueber-Blies

Event Imgage

Nicolas Blies dhe Stephane Hueber-Blies (të quajtur edhe si Vëllezërit Blies) janë regjisorë dhe skenaristë që i krijojnë filmat e tyre së bashku. Filmat që ata bëjnë konsiderohen si me ndikim shoqëror për shkak të dimensionit aktivist të tyre.

Event Imgage

Ata filluan karrierën filmike duke bërë regjinë dhe skenarin e filmit të shkurtër La Fabuleuse journée d’Emilie [Dita e Mrekullueshme e Emilisë] që flet për pedofilinë femërore, me Bernie Bonvoisin, Jean-Claude Dreygus dhe gazetarin Denis Robert. Por, regjisorët në fund vendosën që mos ta publikojnë filmin, meqë e konsideruan si jo të suksesshëm sa duhet.

Më 2015, ata e ideuan dokumentarin Soundhunters në bashkëpunim me televizionin francez-gjerman ARTE. Ky projekt ishte përzgjedhur për Fetivalet Prix Europe në Berlin, SXSW dhe Festivalin e Filmit në Nju Jork. Ata fituan Çmimin për Inovacion FIPA 2015, Çmimin Courrier International për dokumentarin më të mirë për web në Mois du Webdocumentaire (Gaité Lyrique) në vitin 2015 dhe “Grand Prize” (Çmimin e Madh) dhe “Përvoja më Inovative” në Festivalin Sichuan TV në Kinë.

Filmi i tyre i parë i gjatë si autorë dhe regjisorë është filmi me ndikim shoqëror Zero Impunity (Zero Pandëshkueshmëri). Këtë film, regjisorët vendosën ta shoqërojnë me një fushatë shoqërore vetëdijësuse kundër mosndëshkimit të dhunës seksuale gjatë luftërave.  Ky dokumentar është bërë duke kombinuar animacionin me imazhe të vërteta. Premiera botërore e filmit është shfaqur në mars të vitit 2019 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik (Greqi) para se të bëhej pjesë garuese në Festivalin e Filmit në Annecy (Francë). Siç thekson gazetari Niclas George në Chronique Culture të TV5, ky film ishte vërejtur posaçërisht në festivalin e Annecy. Mediumi Le Figaro e ka përshkruar filmin si një film goditës që e ka “lënë Anncy-në pa fjalë”.

Që kur është shfaqur për herë të parë, Zero Impunity është shfaqur në festivale prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Namur (Belgjikë) në Mostra të Brazilit, në Amiens të Francës, në Festivalin Ndërkombëtar Guadalajara në Meksikës, në Festivalin Ndërkombëtar Palm Springs në SHBA.

Pjesa dixhitale dhe me ndikim shoqëror fitoi Çmimin FIPA 2017 dhe është përzgjedhur për Visa d’OR në France TV. Regjisorët janë ftuar që të marrin pjesë në një numër të konferencave, me theks të veçantë në prezencë të Dr. Denis Mukëege (Fitues i Çmimit Nobel për Paqe më 2018) në Universitetin Angers. Edwy Plenel (Mediapart) ka thënë për filmin Zero Impunity: “Është arma e përkryer paqësore”

Aktualisht, ata janë duke punuar filmin e dytë të animuar Ghostdance, e bashkshkruar me regjisorin e lindur në Kanada, Kim O’Bomsëain dhe Vlaerie Beaugrand-Champagne (bashkëskenariste e Incendies të Denis Villeneuve). Filmi, që bën fjalë për femicidin dhe barazinë gjinore është vërejtur nga industria e filmit të animuar kur është përzgjedhur për Cartoon Movie në Bordo më 2019 dhe nga festivali prestigjioz i filmit Villages Les Arcs.  

22

Saturday