Prezantimi

Chris Robinson

Event Imgage

Chris Robinson është një skenarist dhe autor kanadez. Ai po ashtu është edhe Drejtor Artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Otava (OIAF) dhe është një figurë e mirënjohur në botën e filmit të animuar.

Event Imgage

Së fundi, ai është shpërblyer me çmimin për Kontribut të Jashtëzakonshëm për Studimet e Animacionit nga World Festival of Animation Film [Festivali Botëror I Filmit të Animuar] Animafest Zagreb.

Ai është cilësuar si “një nga ekspertët stilistik më origjinal dhe provokues në historinë e animacionit.” Ai është bërë I njohur me kolumnen unike Animation Pimp, që u bë libër me të njëjtin emër (kolumnja më vonë është riemëruar në Cheer and Loathing in Animation [Brohorje e Zemërim në Animacion]).

Duke qenë mjeshtër i disa metodave dhe stileve në qasjet kritike dhe studimore, Robinson mbulon një gamë të gjerë të temave kanadeze dhe globale në librat e tij Estonian Animation: Between Genius and Utter Illteracy (Animacioni estonez: Në mes të gjenialitetit dhe  analfabetizmit të plotë); Unsing Heros of Animation (Heronjtë e Harruar të Animacionit); Canadian Animation, Looking for a Place to Happen, (Animacioni kanadez: Në kërkim të një vendi për t’u bërë) Ballad of a Thin Man (Balada e një njeriu të hollë); In Search of Ryan Larking (Në kërkim të Ryan Larkin); Animators Unearthed (Animuesit e pazbuluar) dhe Japanese Animation: Time out of Mind (Animacioni japonez: Koha larg mendjes)

Përveç shkrimeve mbi animacionin, Robinsoni ka shkruar edhe filmin e shkurtër të animuar Lipset Diaries (2010), me regjinë e Theodore Ushev, i cili  ishte vlerësuar me shpërblime,

Aktualisht, Robisnon punon me artistin gjerman Andreas Hykade në My balls are Killing me, një novelë për përvojën e tij me kancerin. Ai po ashtu bashkëpunon me Theodore Ushev për filmin Drivin’, dhe shkruan projekte të animacionit për artistin serb Igor Coric.

Prezantimi i Chris Robinson është mundësuar me mbështetjen e Ambasadës së Kanadës në Zagreb.

18

Tuesday