Workshop

Training Of Trainers Workshop

Event Imgage

Zsuzsanna Szabó, është animatore hungareze e “stop-motion”, filmbërëse dhe mësuese e animacionit. Aktualisht ajo është duke jetuar në Holandë si dhe po studion me kohë të pjesshme “Mastercourse in Art Education" në “Hanzehoogeschool/Academie Minerva” të Groningenit.

Event Imgage

Ajo ka diplomuar nga Akademia e Dizajnit Hungarez më 1998, në Departamentin e Animacionit ndërsa më 1999 bartet në Departamentin e Edukimit Artistik. Që atëherë, ajo ka punuar si animatore, krijuese e rrëfimeve dhe e seteve; Ajo ka organizuar ngjarje të animacionit siç është “International Animation Day” dhe ka marrë pjesë në festivaleve të filmave siç janë “Klik Festival” në Amsterdam dhe “Primanima” në Budaőrs të Hungarisë. Ajo jep mësime të animacionit përmes punëtorive, shkollave, universitete dhe kurseve profesionale në Hungari dhe më gjërë. Zsuzsanna është anëtare e “ASIFA”.

Trajnimi i Trenerëve

Çdo gjë është e mundur në animacion, por çfarë është e mundshme në një punëtori animacioni?

Target grupet dhe qëllimet e punëtorive të animacionit janë gjithfare. Shpesh janë zbavitëse/informuese: pjesëmarrësit njihen dhe luajnë me animacionet, me magjinë e objekteve a vizatimeve që jetësojnë. Një shembull i mirë për këtë gjë është sheshi i lojrave për vizitorët e festivalit ose ngjarjeve tjera kulturore.

Edukimi artistik kërkon një tjetër punëtori: zgjatë më shumë, shenjëstron fëmijët/të rinjtë që ndjekin mësime dhe gjurmojnë tema siç janë ato se si duhet të tregojmë rrëfimet tona, si të përdorën teknika të ndryshme të animacionit dhe gjuhës filmike, si të adresohen problemet shoqërore përmes filmit si dhe si të përdoret magjia e animacionit si mjet për t’u dukur.

Punëtoritë e animacionit për animatorët/filmbërësit e rinj synojnë zhvillimin profesional dhe shpesh i nënshtrohen nevojave të tregut dhe të industrisë. Këto shënjestra dhe qëllime kërkojnë qasje të ndryshme, korniza kohore, rrethana teknike/personale/hapësinore, metoda mësimi – madje edhe ndonjë fjalor.

Pjesëmarrësit e “Punëtorisë së trajnimit të trenerëve” do të (në grupe) gjurmojnë qasje të ndryshme, do të vështrojnë shembuj lokal e ndërkombëtar, do të diskutojnë mbi metoda, strategji, didaktika dhe teknikt, do të zbulojnë dhe sprovojnë ide, e të ngjashme. Ndër të tjera, ata do të krijojnë zgjedhje praktike për nevoja të punëtorive.

Për të aplikuar, klikoni këtu.

15

Monday