Workshop

The Animated Line in VR_ Hand Drawn Animation in Oculus Quill

Event Imgage

Mari Jaye Blanchard është animatore e pavarur e cila punon dhe jeton në qendër të Nju Jorkut. Pasi ka siguruar “MFA” në pikturë, ajo hipi mbi një anije dhe i ndërroi brushat e saja për një tabletë vizatuese dhe një maskë “VR”.

Event Imgage

Përveç se filmat e saj të shkurtër janë shfaqur ndërkombëtarisht, përfshirë festivalet e “Annecy”, “Melbourne” dhe “Berlin”, ajo ka krijuar animacione “Sesame Workshop”, “MTV”, “Comedy Central” and the “New York Foundation for the Arts” (NYFA). Ajo është anëtare e “NYFA”, adhuruese e flaktë e makiazheve të efekteve speciale, si dhe bashkëthemeluese e “NYC” kolektivit animues “Family Camp”.

Gjersa ajo vazhdon punën e saj të pavarur, Mari Jaye frymëzohet përditë nga studentët dhe profesorët e “Rochester Institute of Technology” (RIT), ku edhe është profesoreshë asistente në Shkollën e Filmit dhe Animacionit.

Linjat e animuara në “VR”: Animacioni i vizatuar me dorë në “Oculus Quill”

Kjo punëtori do të shpalos mënyrat se si të përdorët “Oculus Quill” për të krijuar animacone me dorë, kornizë për kornizë në një hapësirë tredimensionale “VR”. Pas hyrjes në thelbin e “Quill UI”, që përfshinë brushat, përzgjedhjen e mjeteve dhe shtresave, ne do të hudhemi menjëherë tek vizatimi “time-based”. Njohuritë e teknikave tradicionale të 2D janë të mirëseardhura, por nuk kërkohet kjo sepse pjesëmarrësit do të krijojnë dhe dizajnojnë animacionet “VR” të tyre.

15

Monday