Workshop

Hopping Future and Bouncing Past – Animating Silhouettes and Paint

Event Imgage

Mikoláš Fišer është student i animacionit në “FAMU” të Pragës. Ai aktualisht është duke gjurmuar sekretet e mediumit digjital dhe të 3D, si dhe është duke kombinuar pamjet e gjalla me animacionin. Mikoláš ka marrë pjesë në disa punëtori animacioni dhe ka ligjëruar në kampin e filmit “Krutón”.

Event Imgage

Përveç animacionit, hobet e tij përfshinë dizajnimin e lojrave, teatrin, ilustrimet, kopshtarinë, gatimin dhe nganjëherë, zgjidhjen e fjalëkryqeve në mëngjes.

Viktorie Štěpánová ka lindur më 1999 dhe jeton në Brno të Republikës Çeke. Ajo ka studiuar për ilustrim ndërsa tani po studion për animacion në Shkollën për Film dhe Televizion në Akademinë e Arteve Performative të Pragës. Ajo është studente me zell për shumë gjëra e sidomos për artin, ilustrimin dhe animacionin.

Duke kërcyer mbi të ardhmen e duke e hedhur të kaluarën – Silueta të pikturuara dhe të animuara

Bota jonë ka ndryshuar mënyrën se si lëviz. Fëmijët përpara kanë luajtur me balona dhe kanë lodruar nëpër pyje, tani merren vetëm me telefona të mençur. Ne duam të pasqyrojmë dallimin se si ishin gjërat në të kaluarën, si janë sot dhe si do të jenë në të ardhmen. Bashkë ne do të krijojmë një tregim të shkurtër duke përdorur disa teknika të vjetra të animacionit – do të përdorim silueta letre mbi qelq, ashtu si në filmin e vjetër artistik “Prince Ahmed” (1928). Këtë gjë do e bëjmë përmes pikturimit të egër dhe dinamik mbi qelq. Ne po ashtu do të regjistrojmë zëra dhe do e krijojmë edhe muzikën tonë. Në fund, ne do t’i vendosim të gjitha këto në një kompjuter. Bashkohuni me ne në mënyrë që të jetësohen idetë tuaja.

Për të aplikuar klikoni këtu.

15

Monday