Rrokullisja
4 min 54 sek / 2018 / Egjipt /
Rrokullisja eksploron absurditetin e një bote ku rolet e fëmijëve dhe të rriturve janë ndryshuar. Ky rrëfim nis me një ditë plot e përplot ndërveprime të çuditshme, duke shpërfaqur imtësisht dinamikat e këtyre marrëdhënieve. Fëmijët sfidohen që të merren me dallimin e madh në madhësi si dhe me natyrën e paparashikueshme fëmijërore të të rrriturve, ndërsa të rriturit fitojnë përsëri kualitetet e fëmijëve, duke hequr dorë nga përgjegjësitë dhe duke u bërë fëmijë përsëri. Filmi në mënyrë komike trajton pjekurinë dhe prindërimin. Pavarësisht perspektivave se si shikohet, qoftë nga ajo e prindërve ose e fëmijëve, publiku e ka të pamundur të mos mendoj për natyrën e këtyre marrëdhënieve dhe mbi atë se si rolet pashmangshmërisht ndryshojnë përgjate etapave të ndryshme të jetës sonë.
Hend & Lamiaa
[email protected]
Drejtuan: Hend Esmat, Lamiaa Diab
Animuan: Hend Esmat, Lamiaa Diab, Patrycja Szypula, Melissa Pinto, Wiktoria Filipiak
Wednesday