2 min 7 sek / 2018 / SHBA /
#Llambanëgojë e Jingqiu Li, është animacion dy minutësh në 2D që flet për një djalosh i cili është i tërhequr nga disa postime të rrjeteve sociale që tregojnë njerëz duke futur llamba drite në gojë. Duke provuar gjënë e njejtë, ai nuk mund ta heq llambën më nga goja dhe domosdoshmërisht duhet të trajtohet në emergjencën e spitalit. Me llabëm e hequr dhe me fasha të shumta në fytyrë, pasi del nga spitali ai gjenë veten të rrethuar nga të tjerë që kanë kopjuar veprimin e tij. #Llambanëgojë është metaforë për kurreshtjen e njerëzve dhe kërkimin e tyre për vëmendje. Pjesë e rritjes sonë janë marifetet e çmendura dhe mësimet që nxjerrim nga disa dështime të hatashme.
Lotte Marie Allen
[email protected]
Regjisor: Jingqiu Li
Sunday