Prezantimi

Rick and Morty from the Pilot to Season 4

Event Imgage

Bryan Newton ka 15 vjet që punon për industrinë e televizionit dhe animacionit.

Event Imgage

Bryan ka diplomuar për Media Digjitale në “Otis College of Art and Design”, nga ku ka mësuar se si të përdor programet digjitale siç janë “Adobe Illustrator”,”After Effects” dhe “Photoshop”, të cilat i ka përdorur për të përfunduar filmin me të cilin ka diplomuar, “Into the Wild” (2004). Ai ka punuar për disa studio siç janë “Mike Young Productions/Moonscoop”, “Cartoon Network”, “Warner Bros.”, “Disney” dhe “Nickelodeon”. Gjatë gjithë karrierës, ai ka qenë artist i sekuencave të vizatuara, editues i animacioneve, revizionist, regjisor dhe animues me “Flash”. Kjo i ka dhënë atij përvojë në pothuajse secilin aspekt të produksionit televiziv dhe atë të animacionit.

“Rick and Morty” nga piloti tek sezoni 4

Ka shumë të ngjarë që Bryan Newton ka qenë regjisor i episodit tuaj të preferuar të “Rick and Morty”, ndërsa Anibar është duke e sjellur atë që të flasë për punën e tij, për emisionin e “Adult Swim” dhe fituesin e çmimit “Emmy”, “Rick and Morty”. Ai do të flasë edhe për ndihmën që ai ka dhënë në zhvillimin e pilotit e deri tek sezoni 4. Prezentimi do të përfshijë shfaqjen e përgjithshme të punëve të Bryan me “Rick and Morty” si dhe në kuadër të ndërveprimit me publikun, do të jetë i hapur për pyetje dhë përgjigje.

Regjisori nga Los Angeles, Bryan Newton, e ka kaluar gjithë karrierën e tij duke drejtuar dhe duke qenë regjisor i shumë shfaqjeve, përfshirë edhe këtu edhe shumë episode nga tre sezonet e “Rick and Morty”. Bryan Newton, po ashtu njihet për punën e tij tek “Rick and Morty” (2013 – vazhdon), “The Adventures of Ninja Cowboy” (2009) dhe “Teen Titans Go!” (2013).

Prezentimi do të përmbajë disa animacione dhe dizajne nga prapaskenat e“Rick dhe Morty”. Mbase do të bëhen edhe disa kuize që me çmimet pastaj. Kush e di!

20

Saturday