Më 2012 ai ka publikuar një libër të quajtur “Akira Kurosawa: Artisti i brezit kufitar”. Më 2016, ai ka bashkë-redaktuar monografinë “Obsession. Perversion. Rebellion. Twisted Dreams of Central European Animation”. Ai është drejtor i programeve dhe bashkëthemelues i “StopTrik – International Film Festival” që mbahet në Slloveni dhe Poloni, si dhe është njeri i dhënë me shumë zell pas animacionit “stop-motion”. Ai gjithashtu punon në disa festivale evropiane si dhe në disa institucione kinematografike në cilësinë e kuratorit, edukuesit dhe aktivistit kulturor. Ai ka shkruar disa artikuj akademik që i kushtohen animacioni si dhe kinemasë klasike amerikane dhe japoneze.
Prezentim: Propaganda, Ideologjia, Animacioni. Ëndrrat e ndërlikuara të historisë
Michał Bobrowski nga Universiteti “Marie Curie-Skłodowska” i Lublinit (Poloni), prezenton publikimin më të ri kolektiv që flet për historinë dhe bashkëkohoren e filmit të animuar në kokëlepsjen e vet ideologjike. Përkundër bazamentit ideologjik, mesazhet propagandistike të prodhuara në sistemet e shekullit 20 dhe 21 janë bazuar në supozimet metodologjike dhe teorike të ngjashme me sot. Gjuha simbolike dhe sintetike e filmave të animuar na lejon të vëzhgojmë mënyrat retorike dhe strategjike të indroktinimit në gjendjen e vet më të pastër. Autorët e punimeve të mbledhura studiojnë produksionet e animacione në sfondin e kontekste historike dhe politike që përfshijnë: Rusinë sovjetike dhe post-sovjetike, SHBA-në dhe satelitët lindor gjatë Luftës së Ftohtë, Republikën e Weimar dhe Gjermaninë naziste, Republikën Popullore të Kinës nën Mao Zedong, Jugosllavinë e Titos dhe shpërbërjen e saj dramatike si dhe gjendjen bashkëkohore të integrimeve evropiane.
Editor: Olga Bobrowska, Michał Bobrowski, Bogusław Zmudziński
Kontribues: Midhat Ajanović Ajan// Milen Alempijević// Olga Bobrowska// Michał Bobrowski//
Guo Chunning// Mikhail Gurevich// Vassilis Kroustallis// Magdalena Krzosek-Hołody// Michał
Mróz// Jiří Neděla// Anna Ida Orosz// Theodore Ushev// Bogusław Zmudziński
Publikues: AGH University of Science and Technology Press, Kraków 2019
Publikimet në bashkëpunim: Fundacja Promocji Kultury Artystycznej, Filmowej i
Audiowizualnej Etiuda&Anima
Saturday