Prezantimi

Festival Criticism – Journalism Masterclass

Event Imgage

Olga Bobrowska ka lindur më 1987. Ajo është kandidate e Ph.D për Studime Filmi në universitetin “Jagiellonian” të Krakoves, dhe është e specializuar në filmat e animuar klasik kinez.

Event Imgage

Ajo është drejtoreshë e festivalit dhe bashkëthemeluese e “StopTrik International Film Festival” (Maribor, Slloveni; Lodz, Poloni), një festival që i kushtohet animacionit “stop-motion”. Ajo së fundmi ka bashkëpunuar me disa festivale siç janë “Animateka” (Lubjanë), “Etiuda & Anima” (Krakovë), “Krakow Film Festival”. Programet e filmave që ka kuruar janë prezentuar në disa festivale dhe ngjarje. Ajo po ashtu ka shërbyer si anëtare e jurisë për festivalet siç janë “Tricky Women” (Austri), “Animafest” (Kroaci), “Blow-Up Film Fest” (SHBA), “Animanima” (Serbi), “Animocje” (Poloni), “PAF Festival” (Republika Çeke), “Fest Anča” (Sllovaki), “Supertoon” (Kroaci), “LIFFe” (Slloveni). Komentet e analizat e saj janë publikuar në revista filmash siç janë “Kino”, “Ekrany”, “Zippy Frames” dhe “ASIFA Magazine”. Ajo ka bashkë-edituar dy monografi: “Obsession Perversion Rebellion. Twisted Dreams of Central European Animation” (2016) dhe “Propaganda, Ideology, Animation. Twisted Dreams of History” (2019).

Kritika e festivalit dhe Masterklasa e gazetarisë

Gazetaria e festivalit mund të jetë aventurë e jashtëzakonshme nëse raportimet bëhen nga një ngjarje e lezetshme, që të lë intelektualisht pa frymë dhe është shoqërisht shumë përfshirëse. Dhe kjo ngjarje është Anibar: një festival që për 10 vjet u rrit që të bëhet festa e kualiteteve më të larta, me filma të animuar bashkëkohor, me një platformë ndërkombëtare ku artistët, aktivistët dhe publiku kanë gdhendur mjetet e luftës, përmes bisedave të zbrazta, konsumit komatik dhe pafuqisë sociale. Në këtë kurs 5 ditor të trajnimit intenziv, pjesëmarrësit do të shkruajnë dhe redaktojnë përmbajtje, komente dhe analiza të filmave, e po ashtu do të intervistojnë një gamë të gjërë të filmbërësve dhe talentëvetë rinj nga e gjithë bota. Ndër të tjera, ata do të shkruajnë raporte mbi opinionet dhe përvojat e ekipës së festivalit, vullnetarëve dhe vizitorëve të rregullt. Njerëzit prapa Anibar deklarojnë se kanë plot shpresa dhe frikëra. Ata janë të shqetësuar për mjedisin social dhe natyror të Pejës, prandaj me çdo kusht dëshirojnë të arrijnë ndryshime pozitive, përmes vlerësimit të sinqertë të artit, gjuhës kuptimplote dhe aktivizmit qytetar. Përmes kësaj masterklase, njerëzit që do të marrin pjesë do të tentojnë të kuptojnë këto ndjenja të njerëzve të cilët e derdhën gjithë pasionin në këtë festival

16

Tuesday