Orari

Arti dhe e Drejta Njerëzore: Artistët në rolin e aktivistëve

Event Imgage

Laurent Versini

Laurent Versini, vepron tani si producent në rolin e drejtorit ekzekutiv për të gjitha prodhimet e Les Contes Modernes. Ai është i specializuar në koordinimin ndërkombëtar për bashkëprodhimet e të huajve.
Laurent, studioi për kinemanë në Universitetin frances Aix-en-Provence dhe punoi me vite për kinemanë, seritë televizive, dokumentarë, reklama dhe filma të metrazhit të shkurtër. (Love Kills, Mondialito, Odyssée Bidon, Mohamed Bertrand Duval, Soleil d'automne, Une fille dans l'Azur, Sandra et les siens, Chrysalis, Uzès Quintet, etc.)
Me përvojën e tij në industrinë audiovizive, ai gjithmonë mbeti shumë aktiv në OJQ-të shoqërore dhe kulturore në nivel lokal dhe ndërkombëtar (Aides, ActUp, MDM etj). Fushat kryesore të tij janë: qasja e lirë në kulturë për njerëzit e pavaforizuar në shoqëri, ndihmë falas për refugjatët, artistët kundër AIDS etj.

Në vitin 2001, ai u bashkua ekipit Patrice Nezan si producent në filma të shkurtër të vallëzimit dhe më pas veproi si producent përgjegjës ekzekutiv që nga viti 2006.
Disa nga filmat që ai prodhoi janë përzgjedhur edhe nga festivalet ndërkombëtare si: Cannes, Venise, Toronto, Locarno, Rome, Aecy, Busan, Marrakech, Florence, Festival Dei Popoli, NYON Visions du Réel, FID MARSEILLE, PARIS Kinema du réel

Holger Lang

Holger Lang është artist austriak, hulumtues dhe filmbërës, që jeton dhe punon në Vjenë. Për 25 vite ai ka dhënë mësim në fushën e animacionit, artetve mediatike dhe estetikës. Duke udhëtuar shpesh, ai është ftuar në shumë ligjërata, prezentime, konferenca dhe festivale në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japoni. Fokusi i tij artistik kalon prej punës abstrakte dhe konceptuale tek projektet eksperimentale dhe nëndisiplinare. Puna e tij me filma, animacione dhe arte të bukura është paraqitur në shfaqje dhe ekspozita të ndryshme për tre dekada.

Holger Lang aktualisht është duke organizuar konferenca akademike në qytete të ndryshme si dhe është duke kuruar programe të animacionit si në Austri ashtu edhe në Evropë, e po ashtu ai prodhon filma eksperimental për disa ngjarje. Për më tepër, ai është duke menaxhuar një galeri të pavarur në Vjenë dhe për disa vite ai është pjesë e bordit të antarëve të “ASIFA AUSTRIA”, ku mbështetë, promovon, dhe përhapë animacionin bashkëkohor artistik austriak. Si themelues dhe drejtor i festivalit “Under the Radar” për animacion dhe nëndisiplinë eksperimentale “motion-media” në Vjenë, ai është shumë i angazhuar edhe në rrjetëzimin ndërkombëtar si dhe ka qenë i përzgjedhur si përfaqësues i “European Animation Award”. I lindur në Gjermani, ai u rrit në një zonën rurale të Austrisë, kaloi disa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa tani për tani jeton në Vjenë. ...

Blerta Zeqiri

Blerta Zeqiri, e lindur më 1979 është regjisore dhe skenariste kosovare e cila ka fituar shumë çmime. Ajo ka punuar disa filma të shkurtë dhe filma artistik, të cilët janë shfaqur në shumë festivale ndërkombëtare si: Sundance Film Festival, Oberhausen International Short Film Festival, Bradford Film Festival, etj., duke fituar çmime në disa prej tyre. Ajo gjithashtu është regjisore e filmit të njohur “Martesa”. Momentalisht punon dhe jeton në Prishtinë, Kosovë.

17

Wednesday