Arti është një ndërmjetës unik i bartjes së informacioneve. E ka aftësinë e shpërndarjes së ideve komplekse tek publiku i gjërë përmes interpretimit me ngjyresa. Ia del të jetë edhe personal sikundër që mund të jetë i dizejnuar për publikun e gjërë. Përmes zotësisë për të krijuar art, artistët e kanë edhe aftësinë për të promovuar solidaritetin, vetëdijesimin, protestën dhe ndryshimet shoqërore, falë shprehjeve vizuele të imagjinatës. Në këtë panel, do të jenë një shumësi e artistëve, organizatorëve të festivaleve dhe aktivistë të ndryshëm të shoqërisë civile, të cilët do të diskutojnë mbi atë se si ata kanë arritur të përdorin ndërmjetësimet e ndryshme artistike, në mënyrë që të shprehin sa më saktë informacionet mbi tema të vështira e komplekse.
E mërkurë