Nëse keni dëshirë të punoni në komunikimin e projekteve si dhe të zhvilloheni edhe më shumë në fushën e menaxhimit të tyre, atëherë mos hezitoni të aplikoni në thirrjen tonë, sepse Anibar (Pejë) është në kërkim të një asistenti/e të projekteve.
Anibar është në kërkim të një personi të motivuar që mund të asistojë në implementimin e projekteve si dhe të jetë bartës i komunikimit të tyre.
Punoni me ne:
Anibar është organizatë e aktivistëve të pasionuar që përpjeken të innkurajojnë të rinjtë të shprehin idetë dhe botëkuptimet e tyre përmes animacionit, e po ashtu edhe përmes formave të ndryshme e diskutimeve të rëndësishme shoqërore që prekin të rinjtë dhe qytetarët e Kosovës. Misioni kryesor i Anibar është thyerja e apatisë shoqërore përmes aktivizmit kulturor, ndërsa kjo synohet përmes tre programeve kryesore: edukimit qytetar, zhvillimit të kulturës dhe prodhimit të filmave.
Kualifikimi:
* Të jetë i/e diplomuar në shkenca sociale apo fusha të ngjashme;
* Të ketë përvojë pune në komunikim dhe në menaxhimin e projekteve;
* Të ketë aftësi të shkëlqyeshme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave;
* Të ketë njohuri në çështjet e kulturës;
* Të ketë njohuri të mira në çështjet e vendimmarrjes në nivel lokal dhe atë kombëtar;
* Të ketë aftësi për punë ekipore;
* Të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze;
* Të jetë i/e gatshme të punoj edhe jashtë Pejës, varësisht nga nevoja;
* Të ketë aftësi të shkëlqyeshme kompjuterike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
* Të komunikojë në baza të rregullta me partnerët dhe grupet tjera në lidhje me projektet;
* Të krijojë buletine informative, komunikata për shtyp dhe lajme për projektet;
* Të mirëmbajë dhe përditësojë uebfaqet dhe kanalet tjera virtuale të projekteve;
* Te krijojë përmbajtje për kanalet virtuale të projektit;
* Të ideojë fushata që promovojnë projektet;
* Të zbatojë strategjitë për komunikim të projekteve;
* Të përgatis njoftimet ose ndryshimet për donatorët dhe grupet tjera;
* Të ndihmojë koordinatorët dhe menaxherët në realizimin e projekteve;
* Të draftojë raportet e ndryshme si dhe të mbikëqyr materialet e të gjitha llojeve;
* Të ndihmojë në planifikim e takimeve, aktiviteteve e obligimeve tjera që dalin nga projektet;
* Të asistojë në dizejnimin dhe organizimin e ngjarjeve;
* Të dokumentojë të gjitha aktivitetet.
Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe Letrën e Motivimit në info@anibar.com ose plotësoni formën më poshtë.
Thirrja për aplikim është shtyrë deri më 20 qershor 2021.
Vetëm kandidatët të cilët kanë plotësuar kriteret e sipërpërmendura do të përzgjedhen në listën e ngushtë.