Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Anibar u sjell adhurueseve pesë filma të veçantë ndërkombëtarë të metrazhit të gjatë!
Filmat do të eksplorojnë histori dhe stile të ndryshme
Gjatë edicionit të këtij viti të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar – Anibar, publiku dhe adhuruesit e festivalit do të kenë mundësinë të ndjekin pesë filma të animuar me gjatësi të plotë. Filmat që janë përzgjedhur janë Wolfwalkers, The Nose or the Conspiracy of Mavericks, Up we Soar, Archipel dhe së fundmi por jo pak i rëndësishëm Kill It and Leave This Town.
Këta filma artistikë do të jenë në dispozicion për t’u parë në festival drejtpërdrejt në Pejë, si dhe në platformën tonë dixhitale. Filmat do të eksplorojnë histori dhe stile të ndryshme dhe do të sjellin personazhe të ndryshëm emocionues në ekran. Këta filma, secili në mënyren e vet, vijnë si rezultat i punës së palodhur të profesionistëve të pasionuar të animacionit në të gjithë botën. Të gjithë filmat janë vepra krijimi që kanë realizuar gjatë izolimit. Secili prej filmave është i ndryshëm nga tjetri, perplot surpriza per audiencën.
Kjo eshte lista e filmave nderkombetar qe do te shfaqen ne këtë edicion!
Filmi i parë në listë, Wolfwalkers, na çon në historinë e të ndihmuarit të një vajze të re të zhdukë tufën e fundit të ujqërve të mbetur në botë. Gjithçka ndryshon papritmas kur ajo fillon një miqësi me një nga anëtarët e fisit të ndaluar. Vjen tek ju nga Tomm Moore dhe Ross Stewart, me një histori pa të meta të shkruar nga: Will Collins, Tomm Moore dhe Ross Stewart. Filmi u lansua në vitin 2020, me një kohëzgjatje prej 1 orë e 43 minuta. Ky film u prodhua në Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë. Filmi do te shfaqet më 24 korrik ne Kinemanë Jusuf Gërvalla duke filluar nga ora 16:00.
Një tjetër film i metrazhit të gjatë është “The Nose or the Conspiracy of Mavericks”. Ky film është i bazuar në dy krijime të mëdha ruse. Një tregim i shkurtër me titull “The Nose” nga Nikolai Gogol, dhe një Operë me po të njëjtin titull i realizuar në vitin 1930, i bazuar në romanin e Gogol nga kompozitori Dimitri Shostakovich. Ky film ka fokus pionierët dhe shpikësit artistikë, ata që lënë gjurmë përmes punës së tyre. Kjo histori u bë e mundur nga regjisori Andrey Khrzhanovsky, historia e tij u punua nga Yury Arabov dhe Andrey Khrzhanovsky të cilët gjithashtu prodhuan filmin në vitin 2020. Me një kohëzgjatje prej 1 orë e 29 minuta, historia ndjek Major Kovalev i cili po kërkon hundën që humbi përderisa hunda krijon një jetë të vetën. Ajo paraqitet duke mbajtur syze dhe duke udhëtuar me një makinë luksoze. Një film artistik argëtues dhe komik i cili do të shfaqet më 25 korrik duke filluar nga ora 16:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla.
Pas këtij vjen filmi i tretë në listë, dhe ai është Up we Soar. Ky film vjen në formën e një dokumentari të animuar që trajton temën e lirisë dhe të folurit lirshëm përpara shtypjes. Një film premtues artistik, nga regjisori dhe producenti Yan Ma, i cili bashkë-shkroi dokumentarin me Wenjing Ma gjatë vitit 2020. Filmi u prodhua në Kanada. Publiku mund të shikojë shfaqjen e këtij filmi në datën 26 korrik duke filluar nga ora 16:00 në Kinemanë Jusuf Gervalla.
Archipel është një tjetër film me metrazh të gjatë, njeherazi shumeë i veqantë ne edicionin e këtij viti. Është një film i animuar për një ishull imagjinar. Tema për një botë më të mirë dhe një botë më të dashur shfaqet në këtë film duke na dërguar në një udhëtim të shpejtë të një bote krejt imagjinare, e gjithë kjo përmes syve të regjisorit dhe shkrimtarit Félix Dufour-laperrière. Ai bashkëprodhoi filmin me Nicolas Dufour-laperrière, në vitin 2021 në Kanada, me një kohëzgjatje prej 1 orë e 12 minuta. Ky film artistik do të shfaqet më 27 korrik në Kinemanë Jusuf Gervalla duke filluar nga ora 16:00.
Filmi i fundit por jo më pak i rëndësishëm i listës është filmi eksperimental me metrazh të gjatë Kill it and Leave This Town. Përmes stilit të tij shumë të veçantë të animacionit, filmi na mbart në historinë e mendjes së heroit tonë, ku ne përjetojmë një histori nga vetë personi duke eksploruar mënyrën se si funksionon mendja e tij. Ndërsa udhëtojmë me të, prekim tema si rinia dhe rritja, këto dy tema janë shumë të zhvilluara në këtë film të metrazhit të gjatë pasi ato i japin tregimit veçantinë e tij të vërtetë. Krijuar nga producenti Bombonierka si dhe drejtuar nga Mariusz Wilczynsk në vitin 2020 në Poloni, me një kohëzgjatje prej 1 orë e 27 minuta, filmi do të shfaqet në 28 korrik në Kinemanë Jusuf Gervalla duke filluar nga ora 16:00.
Filmat e përcaktuar artistikë të festivalit do të na dërgojnë shikuesin nëpër shumë udhëtime, ju presim për të kuptuar, mësuar e parë këta filma duke filluar nga 23 deri më 30 korrik!
Shihemi ne Kinemanë Jusuf Gërvalla, duke filluar nga 23 deri më 30 korrik!